LAJMI I FUNDIT:

Liberalizimi i tregut energjetik në Maqedoni, i paqartë mbetet çmimi

Liberalizimi i tregut energjetik në Maqedoni, i paqartë mbetet çmimi

Me liberalizimin e tregut energjetik, parashikohet që për nëntë muaj, qytetarët rrymë të mund të blejnë nga më shumë kompani, ngjashëm me ofertat në tregun e telekomunikacionit

Prej muajit mars të vitit të ardhshëm amvisëritë në Maqedoni do të mund të zgjedhin kompaninë prej të cilës do të blejnë rrymë. Me ligjin e ri për energjetikë krahas EVN-së, amvisëritë me energji do të mund ti furnizojnë 28 kompani të tjera që kanë licencë për këtë gjë, shkruan gazeta KOHA. Me liberalizimin e tregut energjetik parashikohet, që për nëntë muaj, qytetarët rrymë do të mund të blejnë rrymë nga më shumë kompani ngjashëm me ofertat në tregun e telekomunikacionit. Gjithashtu ligji parashikon që për ata qytetarë që nuk do të zgjedhin furnizuesin, me energji elektrike do ti furnizojë i ashtuquajturi “furnizues universal”, si kompani që do të zgjidhet në ankand publik në çdo pesë vite. Në këtë mënyrë garantohet se asnjë konsumator nuk do të mbetet pa rrymë. Njëherësh furnizuesit me rrymë do të obligohen që në ofertat e tyre të përfshijnë edhe tarifat e ndryshme të lira ngjashëm me përvojën e deritanishme të shfrytëzimit të energjisë elektrike.

PRITET TË KETË ÇMIMIN MË KONKURRUESE


Nga ana tjetër , zyrtarët e Qeverisë thonë se është herët që tani të flitet se a do të lirohet apo shtrenjtohet çmimi i energjisë elektrike në vitin 2019.
“Askush nuk mund të thotë në mënyrë të saktë se a do të jetë çmimi i rrymës më i lirë në të ardhmen, për shkak se edhe rryma është prodhim i bursës ngjashëm me çdo prodhim tjetër. Kjo është njëjtë sikur të parashtroni pyetjen se a do të jetë nafta apo metalet më të lira. Gjithashtu me legjislacionin e ri, çmimi i energjisë elektrike, çdo herë do të jetë më i volitshëm në raport me atë që e ofronte ligji ekzistues”, thotë zëvendës kryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev.

Sipas tij, kompania që do të fitojë tenderin qeveritar dhe do të bëhet furnizues universal , do të duhet të mbrojë qytetarët nga luhatjet eventuale të mëdha në treg, andaj edhe në shtatë vitet e para , afër 80 për qind e prodhimtarisë vendore të rrymës, apo e Elektranave të Maqedonisë do të shkojë për amvisëritë dhe nuk do të importohet rrymë e shtrenjtë prej jashtë.
Njëherësh kompanitë do të duhet që harxhimet e tyre ti përfshijnë në ndonjë margjinë mbi çmimin furnizues të rrymës, prej nga do të rrjedh edhe konkurrenca e tyre. Ligji i ri për energjetikë stimulon kompanitë e orientuara ndaj tregut që në bazë konkurruese të zvogëlojnë harxhimet joproduktive thekson më tej Angjushev.

Në ndërkohë, pritet që në vitet e ardhshme të ketë çmimin më konkurruese të rrymës që do ta prodhojnë Elektranat e Maqedonisë, përdorimin më të madh të gazit në amvisëri dhe industri, paraqitjen e kompanive të reja që do të ofrojnë rrymë për shitje, që të gjithë lojtarët në tregun energjetik të garojnë me oferta më të mira për konsumatorin.

PËRVOJA KROATE

Përvojat kroate e cila para gjashtë vitesh që liberalizoi tregun energjetik, tregojnë se çmimi fiks i kompanisë shtetërore të rrymës HEP apo Elektro-ekonomisë Kroate ofron është 0.3495 kuna për kilovat orë, në kushte kur për një euro paguhen shtatë kuna. Kjo kompani mban 91 për qind të tregut. Kompania RVE energji që mban 5 për qind të tregut ofron çmim prej 0.3803 kuna për kilovat orë , ndërsa në treg ekzistojnë edhe tre ofertues të tjerë më të vegjël.

Ofertat në treg të HEP janë çmimi fiks për tërë kohën e furnizimit , ndërsa RVE energji ofron çmime në varësi prej gjatësisë së kontratës. HEP ofron që vetë konsumatorët ta lexojnë konsumin e rrymë duke i liruar prej çmimit prej afër 1 euro plus TVSH, ndërsa ofron edhe kursime shtesë prej 2.7 për qind përmes klubit të tyre. RVE energji ofron lirim prej 10 për qind në tre vitet e para , dhe lirim prej 7 për qind në dy vitet e para për ofruesin universal, 2 për qind shtesë për marrëveshjen onlajn, një muaj gratis në 12 muaj për çdo konsumator të ri që ju e sillni në rrjet, dhe konsultime falas për kursimet në amvisëri. Gjithashtu nga një janari 2017 në Kroaci për qytetarët që blejnë rrymë është zvogëluar TVSH-ja për shpërndarjen e rrymës prej 25 në 13 për qind.

ÇMIMI NUK KORRESPONDON ME STANDARDIN E JETËS

Në fund vlen të theksohet , se përkundër faktit se çmimet e energjisë elektrike në Maqedoni janë më të ulëta se ato në shtetet e Bashkimit Evropian, megjithatë kur krahasojmë fuqinë blerëse apo pagat tona prej 300 euro në raport me 3000 euro në Danimarkë, del se llogaritë e energjisë elektrike për një amvisëri tek ne janë gati të njejta si në shtetet perëndimore. Kjo mbështetet edhe nga fakti se sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2016, një kilovat orë në Maqedoni ka kushtuar 0.083 euro, ndërsa nga ana tjetër në Danimarkë, një kilovat orë e energjisë elektrike kushton 0.308 euro, tregojnë të dhënat e Zyrës evropiane të Statistikës.

Sipas Eurostat , çmime më të lira se Maqedonia të rrymës, ka vetëm Kosova me 0.059, Serbia me 0.065 euro dhe Ukraina me 0.032 euro për kilovat rrymë. Gjithashtu, duhet përmendur se këto shtete akoma nuk kanë kaluar procesin e privatizimit të së paku një pjesë të sistemit elektroenergjetik.

Në ndërkohë , Eurostat zbardh se çmime të ngjashme të rrymës si në Maqedoni, paguajnë Shqipëria dhe Bosnje e Hercegovina me nga 0.084 euro për një kilovat orë. Çmime jo të lira paguajnë edhe Mal i zi me 0.097 dhe Moldova me 0.092 euro për një kilovat orë. Nga ana tjetër Danimarka me 0.308 dhe Gjermania me 0.298 euro për kilovat orë paguajnë rrymën më shtrenjtë në Evropë. Çmimi mesatar i një kilovat ore rrymë në 28 shtetet e BE-së në vitin 2016 ishte 0.205 euro./koha.mk/