LAJMI I FUNDIT:

I demoluar për tokë – Florian Marku e gjunjëzon serbin në Tiranë, hap rrugën drejt MMA në nivel botëror

I demoluar për tokë – Florian Marku e gjunjëzon serbin në Tiranë, hap rrugën drejt MMA në nivel botëror
Florian Marku duke bartur flamurin Kuq e Zi (Foto: Screenshot/YouTube/BT Sport Boxing)

Tirana ishte kryeqendra e të gjitha zemrave të shqiptarëve që ishin gati për luftën më të madhe të vitit.

Është luftëtari i arteve të përziera marciale, Florian Marku, ai i cili u gjend përball serbit, Sladan Dragisic.

Tirana për serbin ishte një ferr i vërtetë Kuq e Zi.

Tifozë të shumë prezent në pallatin e sporteve “Asllan Rusi” në Tiranë.

Me një eskortë të pa parë më herët për një sportist shqiptar, Florian Marku arriti në pallatin e sporteve “Asllan Rusi”, aty ku e pritën mijëra tifozë, përfshirë grupin e tifozëve “TKZ”.

I përcjellë nga hip hop ylli, Noizy, Marku arriti në disponim të lartë në arenën e madhe shqiptare.

Florian Marku hyri në ring me plis me shqiponjën dykrenare dhe me reperin Noizy i cili performoi LIVE këngën “Gjuha e Kampionit”. Kjo paraqitje elektrizoi pallatin “Asllan Rusi”.

Hip hop yje ndërkombëtare si Azet, Zuna dhe yje ndërkombëtare të futbollit si reprezentuesi i Kosovës, Valon Berisha, ishin prej emrave prominente prezente në këtë duel të madh.

Florian Marku i fokusuar para duelit ndaj serbit.

Mbrëmja filloi me këngëtaren Aurela Gaçe, e cila interpretoi himnin kombëtar shqiptar në mënyrë të mrekullueshme duke rrëqethur secilin shqiptar që po e përjetonte këtë spektakël.

Florian Marku bëri proces të shkurtër me kundërshtarin serb.

Momenti kur Florian Marku e gjunjëzoi serbin

Së pari e rrëzoi pas 40 sekondash duke e gjunjëzuar serbin, kurse goditja e dytë pasoi pas minutës së dytë të raundit të parë, ku me një goditje në mëlqi me “switch kick” u la i mposhtur serbi.

Me këtë fitore, Florian Marku i hap vetes rrugën drejt majes së botës në MMA.

Dueli i plotë:

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Kroacisë – Sylvinho me ndryshime në emra dhe skemë

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Kroacisë – Sylvinho me ndryshime në emra dhe skemë

Kombëtarja e Shqipërisë
Kroacia me mungesë të madhe në ndeshjen ndaj Shqipërisë, ylli i ekipit lëshon kampin pas lëndimit

Kroacia me mungesë të madhe në ndeshjen ndaj Shqipërisë, ylli i ekipit lëshon kampin pas lëndimit

Përfaqësueset
Theu hundën, raporti i ri zbulon numrin e ndeshjeve që Mbappe do të humbasë për Francën në Euro 2024

Theu hundën, raporti i ri zbulon numrin e ndeshjeve që Mbappe do të humbasë për Francën në Euro 2024

Përfaqësueset
Ballkani fat në short, përballet me skuadrën nga Andorra

Ballkani fat në short, përballet me skuadrën nga Andorra

Liga e Kampionëve
La Liga fillon më 16 gusht, Reali, Barca dhe Atletico ndeshjet e para i luajnë në udhëtim

La Liga fillon më 16 gusht, Reali, Barca dhe Atletico ndeshjet e para i luajnë në udhëtim

La Liga
Llapi mëson kundërshtarin e rrethit të parë në Ligën e Evropës, ndeshet me gjigantin polak

Llapi mëson kundërshtarin e rrethit të parë në Ligën e Evropës, ndeshet me gjigantin polak

Liga e Evropës
Kalo në kategori