LAJMI I FUNDIT:

Hoteli luksoz në SHBA, që për 30 vite ruajti sekretin më të madh të Luftës së Ftohtë (Video)

Hoteli luksoz në SHBA, që për 30 vite ruajti sekretin më të madh të Luftës së Ftohtë (Video)

Hoteli Greenbrier gjendet rreth pesë orë larg Washingtonit, dhe reklamohet si “vendi ku amerikanët pushojnë që nga viti 1778”. Ueb-faqja e këtij hoteli u bënë thirrje mysafirëve potencial, “ta shijojnë jetën ashtu sikur pak njerëz kanë fatin ta shijojnë”.

Ata pak mysafirë të përzgjedhur janë 26 presidentët amerikanë dhe disa mbretër të Evropës. Në këtë hotel kanë kaluar net të tëra fytyra të rëndësishme, por asnjëri prej tyre nuk kanë qenë në dijeni për sekretin më të madh të tij, transmeton Telegrafi.

I njohur me emrin e koduar “Projekti ishulli grek”, në fund të viteve të ’50-ta qeveria amerikane filloi ndërtimin e bunkerit, brenda të cilit do të strehoheshin anëtarët e Kongresit në rast të ndonjë lufte bërthamore.


Asokohe ishte diçka normale për faktin se kishte kërcënime të vazhdueshme, dhe është e logjikshme që janë detyruar të ndërmarrin masa për të mbrojtur funksionarët e lartë të shtetit.

Vetëm një numër i vogël ka qenë në dijeni për ekzistencën e bunkerit Greenbrier: Anëtarët e Kongresit do të ishin njoftuar vetëm disa minuta para se të niseshin atje.

Pasi që për fat të mirë nuk ka ardhur deri te ndonjë katastrofë bërthamore për çka edhe ishte ndërtuar, shumica e kongresistëve kurrë nuk janë njoftuar për ekzistencën e tij.

Ndërtimi i tij filloi në vitin 1958 dhe ka zgjatur plot  dy vite e gjysmë. Punëtorëve që merreshin me ndërtimin, mysafirëve dhe punëtorëve të “hotelit”, u ishte thënë se po ndërtohet një objekti i ri ku do të zhvilloheshin takime nëpër salla të mëdha.

Bunkeri Greenbrier është i mbrojtur me mure të betonit me trashësi prej metër të përforcuar me barriera tjera të çelikta. Kulmi i tij ishte 20 metra nën tokë, kurse bunkerit jo që ishte një strehimore nëntokësore: ka pasur sistem të avancuar ventilimi i dizajnuar jo vetëm për riciklimin e ajrit, por edhe e filtronte nga rrezatimi.

Ky kompleks gjithashtu posedonte hapësirën e dizajnuar për mbledhje të anëtarëve të Kongresit. Ndërkaq Senati ka pasur hapësirën e vet si dhe stafi i Shtëpisë së Bardhë, kurse takimet e përbashkëta zhvilloheshin në hapësira të veçanta brenda bunkerit.

Aty ishte e ndërtuar edhe studio e televizionit, kurse anëtarët e Kongresit do të kalonin netët në shtretërit e ushtrisë. Në hotel stafi ishte i angazhuar që të përkujdesen që ushqimin ta “ripërtërijnë”.

Ky bunker ka mbetur sekret edhe pas 30 viteve, madje edhe kur Washington Post zbuloi historinë e Greenbrier. Autoritet kategorikisht e kanë mohuar këtë, duke pretenduar se nuk ka strehimore bërthamore e as kurrfarë objekti qeveritar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania i dorëzoi armë të fuqishme Ukrainës - ky obus është më moderni në botë

Gjermania i dorëzoi armë të fuqishme Ukrainës - ky obus është më moderni në botë

Evropa
U vlerësuan si

U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri

Evropa
Çfarë do të thotë kjo marrëveshje për Gazën?

Çfarë do të thotë kjo marrëveshje për Gazën?

Azia
Biden: Fundi i përhershëm i luftës do të diskutohet në fazën e dytë të marrëveshjes së armëpushimit

Biden: Fundi i përhershëm i luftës do të diskutohet në fazën e dytë të marrëveshjes së armëpushimit

Amerika
Trump reagon për marrëveshjen mes Izraelit dhe Hamasit: Ditë të mira po vijnë për Amerikën e botën

Trump reagon për marrëveshjen mes Izraelit dhe Hamasit: Ditë të mira po vijnë për Amerikën e botën

Amerika
Zelensky me një ofertë të drejtpërdrejtë për Kim Jong Un pas kapjes së ushtarëve koreano-veriorë

Zelensky me një ofertë të drejtpërdrejtë për Kim Jong Un pas kapjes së ushtarëve koreano-veriorë

Botë
Kalo në kategori