LAJMI I FUNDIT:

Delawie: Trajnimet në Akademinë e Sigurisë të jenë në përputhje me standardet

Delawie: Trajnimet në Akademinë e Sigurisë të jenë në përputhje me standardet

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, ka deklaruar se të gjithë ata që trajnohen në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, duhet të sigurohen që trajnimin që e marrin të jenë në përputhje me standardet e kërkuara nga ky institucion.

Delawie i bëri këto komente gjatën një vizite që pati bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi në Akademinë e Sigurisë, me rastin e anëtarësimit të kësaj të fundit në Asociacionin e Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimeve të ShBA-ve.

“Ky përkushtim i Qeverisë së Kosovës është thelbësore për ta mirëmbajtur besimin e qytetarëve të Kosovës ndaj të gjitha institucioneve të sigurisë, prandaj keni kryer një punë shumë të mirë, Ministria e Punës së Brendshme, bordi, agjencitë e tjera që trajnohen këtu, do të duhej që të sigurohen që trajnimin që e marrin në akademi të jenë në përputhje me standardet dhe kjo nënkupton që gjatë gjithë kohës ta rishikojmë, verifikojmë dhe korrigjojnë ato standarde për t’i përmbushur të gjitha nevojat e zyrtarëve të zbatimit të ligjit që trajnohen dhe komuniteteve që do t’i shërbejnë“, tha ambasadori Delawie.


Drejtor i përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi tha se akreditimi ndërkombëtar që ndodhi në muajin e kaluar nga Asociacioni i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimeve, është akreditim i pari i Asociacionit jashtë SHBA-ve.

“Ky është akreditimi i parë jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës të një asociacioni i cili bën akreditimin e të gjitha akademive policore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ne kemi pas këtë privilegj që të akreditohemi të parë në botë dhe ne mesa dimë është akreditimi i parë në regjion që ka një akreditim ndërkombëtar”, tha ai.

Kurse, ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi tha se pa ndihmën e ICITAP-it, ky akreditim do të ishte i vonuar.

“Merrja e certifikatës së akreditimit nga IADLIST në Boston të Shteteve të Amerikës në maj të këtij viti nga drejtori Smakiqi, besoj që do të shërbej jo vetëm si rast për të festuar dhe për t’u gëzuar por edhe për shumëfishin e ambicieve dhe përpjekjeve tona të përbashkëta për të ecur më tej në rrugën e aftësimit të institucioneve të sigurisë publike “, tha Gashi.

Në fund janë ndarë disa mirënjohje për ata që kanë kontribuar në anëtarësimin, si dhe është vendosur një pllakat e anëtarësimit në akademi. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori