LAJMI I FUNDIT:

Konsumimit i peshkut gjatë shtatzënisë e parandalon obezitetin te fëmija

Konsumimit i peshkut gjatë shtatzënisë e parandalon obezitetin te fëmija

Nëse gjatë shtatzënisë konsumoni shumë peshq të cilët përmbajnë vaj, ju mund të jeni duke ia parandaluar fëmijës zhvillimin e obezitetit dhe duke ia përmirësuar shëndetin e zorrëve.

Studimi i kryer me minj ka zbuluar se femrat të cilat përfshijnë më shumë omega-3 në dietën e tyre janë më të prira të lindin fëmijë me peshë më të shëndetshme sesa ato që përfshijnë më pak omega-3 apo fare hiç.

Acidi yndyror omega-3 gjendet në peshqit me vaj, siç është salmoni apo skumbri, por gjendet edhe në arra dhe fara chia.


Hulumtimet e mëhershme kanë sugjeruar se ky suplement e zvogëlon edhe rrezikun e inflamacionit, i cili është i lidhur me obezitetin. /Telegrafi/