LAJMI I FUNDIT:

Veseli nesër viziton Austrinë

Veseli nesër viziton Austrinë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga deputetë të Grupeve Parlamentare nga pozita dhe opozita, do të udhëtojë të enjten për vizitë zyrtare në Austri.

Gjatë qëndrimit në Vjenë, Veseli do të pritet në takim të posaçëm nga kryetari i Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka.


Në takim me homologun austriak, Veseli do të diskutojë për bashkëpunimin ndërshtetëror dhe për procesin e integrimeve evropiane të vendit, me theks të veçantë për procesin e liberalizimit të vizave.

Gjatë vizitës zyrtare në Vjenë, delegacioni i Kuvendit të Kosovës do të zhvillojë takime edhe me kryetaren e Grupit Parlamentar të miqësisë Austri-Kosovë, Carmen Jeitler-Cincelli, ndërsa do të pritet në një takim edhe nga Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme i Kuvendit të Austrisë si dhe takime tjera me zyrtarë të shtetit austriak.

Gjatë vizitës zyrtare në Austri, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe deputetët kosovarë do të marrin pjesë edhe në Forumin Ekonomik Austri-Kosovë të cilin e ka organizuar Oda Ekonomike Austriake në bashkëpunim me Ambasadën e Kosovës në Vjenë.

Në këtë Forum Ekonomik ku do të marrin pjesë qindra biznese austriake dhe ndërkombëtare, do të jenë prezentë edhe biznese nga Kosova, ndërsa Kryeparlamentari Veseli pritet të ketë një adresim ku do të flas për potencialet që ofron Kosova dhe do të ftoj bizneset austriake dhe ndërkombëtare që të investojnë në Kosovë.

Në këtë vizitë zyrtare në Austri, kryeparlamentari Veseli do të shoqërohet nga një përfaqësues i secilit Grup Parlamentar: Glauk Konjufca, Aida Dërguti, Teuta Rugova, Evgjeni Thaçi Dragusha, Time Kadrijaj, Adem Hodza dhe Fikrim Damka. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori