LAJMI I FUNDIT:

Godst e vlerëson lartë situatën ekonomike dhe stabilitetin makrofiskal në Kosovë

Godst e vlerëson lartë situatën ekonomike dhe stabilitetin makrofiskal në Kosovë

Drejtori ekzekutiv i Konsistencës së Bankës Botërore, Franciscus Godst, deklaroi sot se trendi pozitiv i rritjes ekonomike në Kosovë dhe treguesit makrofiskal do të vazhdojnë të jenë në nivele të kënaqshme, në mënyrë që vendi ynë të vazhdojë në rrugën e progresit ekonomik dhe shoqëror.

Ai këto komente i bëri në takim me ministrin e Financave Bedri Hamza, me të cilin bisedoi për gjendjen ekonomike në Kosovë, zhvillimet e fundit në sektorin e financave dhe bashkëpunimin me institucionet financiare ndërkombëtare, me theks të veçantë me Bankën Botërore.

Godst vlerësoi lart situatën ekonomike dhe stabilitetin makrofiskal në Kosovë, ndërsa falënderoi ministrin Hamza për bashkëpunim korrekt me Bankën Botërore në projektet e deritashme, duke ofruar gatishmërinë për mbështetjen e vendit tonë edhe në të ardhmen.


Ndërsa, ministri Hamza në veçanti e falënderoi personalisht Godst, pasi që duke qenë drejtor ekzekutiv në Konstituencën ku bën pjesë Kosova, ka përfaqësuar me korrektësi vendin tonë në forumet ekzekutive të Bankës Botërore. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori