LAJMI I FUNDIT:

Tahiri takoi shoqërinë civile, flasin për Ligjin për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë

Tahiri takoi shoqërinë civile, flasin për Ligjin për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka takuar sot gjatë ditës përfaqësues nga shoqëria civile, me të cilët ka biseduar lidhur me Projektligjin e ri për Kompetencat e Zgjeruara në Konfiskimin e Pasurisë.

Ministri Tahiri ka bërë të ditur se ndryshimi i Ligjit aktual është shtruar si nevojë pas vlerësimeve se nuk është zbatuar sa duhet, ndërkaq ndryshimet do të mundësojnë zbatim shumë më efikas të konfiskimit të pasurisë.

“Politikat e konfiskimit të pasurisë së përfituar me vepër penale, kanë pas nevojë të rishikohen, në mënyrë që shteti ynë të dëshmojë se është i gatshëm për të konfiskuar pasurinë e paligjshme si masën më reale kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe si sinjal se askush nuk mund ta shfrytëzojë pasurinë e përfituar me vepër penale” ka thënë ministri Tahiri.


Duke folur për ndryshimet themelore në draft-ligjin e ri, ministri ka theksuar se janë larguar dykuptimësitë me normat tjera të aplikueshme siç është Kodi i Procedurës Penale, dhe po ashtu, është zgjeruar lista e veprave penale për të cilat vlen nocioni i konfiskimit, përfshirë veprat penale të korrupsionit zyrtar dhe veprat penale të ndërlidhura me detyrën zyrtare; të atyre kundër shëndetit publik, trafikimit me njerëz, skllavërisë dhe rrëmbimit, dhe ato që lidhen me pastrimin e parave dhe financimit të terrorizmit.

Ministri Tahiri ka mirëpritur komentet dhe propozimet e shoqërisë civile për këtë projektligj, të cilat do të përfshihen në procesin e mëtutjeshëm. Ministri Tahiri njoftoi pjesëtaret e shoqërisë civile se Projekt-Ligji për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë së përfituar me vepër penale si dhe ai për mbrojtjen e sinjalizuesve do të miratohen në Qeveri në mbledhjen e ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës

Drejtësi

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme
Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit

Ambasadori Ajeti: Hamburgu po shkruan histori, pesë kandidatë me prejardhje nga Kosova garojnë për zgjedhjet e landit

Lajme
Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë

Dyshohet se i dhunoi dy vajza sa ishin të mitura, Prokuroria në Ferizaj thotë se viktimat dhe i dyshuari janë familjarë

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Kalo në kategori