Nisma Socialdemokrate sot ka mbajtur Kuvendin e punës në Ferizaj, ku u vlerësua lartë përkrahja që po merr nga qytetarët dhe përqafimi i vizionit politik e zhvillimor të Nismës në Ferizaj dhe Kosovë.
Kryetari Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj theksoi se sot është ditë solemne në Ferizaj dhe po ashtu për Nismën Socialdemokrate në përgjithësi, pasi sheh djem dhe vajza që janë të përgatitur dhe të vendosur për të dhënë kontributin e tyre për Nismën.
Limaj u rikthye në retrospektivë, duke kujtuar të kaluarën, ku të rinjve nuk iu dha hapësirë dhe mundësi që të japin kontributin e tyre në zhvillimet politike në vend, duke i mbushur me zhgënjim dhe dëshpërim.
“Skena Politike në Kosovë filloi të bastardohet, të denigrohet e të degjenerohet, dhe jo rastësisht një pjesë e madhe e qytetarëve të vendit tonë, filloi të refuzojë që të merr pjesë aktive në aktivitete politike. Ky refuzim erdh si rezultat i dëshpërimit, fatkeqësisht edhe të mashtrimeve, pasi ata u ndjen të mashtruar, të dëshpëruar e të zhgënjyer nga eksponentë të caktuar politik. Me gjithë dëshirën dhe vullnetin për të dhënë kontribut politik, vajzat e djemtë e Ferizajt dhe të gjithë Kosovës, nuk iu lejua që aktivisht energjitë pozitive, t’i fusin në shërbim të vendit të tyre”, tha i pari i Nismës.
Ai po ashtu theksoi se politika është zbulimi më i madh dhe më fisnik që i ka ndodhur në historinë e njerëzimit.
Por, Limaj ka vlerësuar se çelësi i zhvillimit të një vendi, është ajo se kush e udhëheq vendin dhe politikën e vendit, dhe ka marr shembull Gjermaninë, e cila si një fuqi ekonomike dhe një komb i shkencëtarëve të mëdhenj, i dha besimin Hitlerit, siç e quajti ai një psikopati që e futi vendin në luftë dhe e shkatërroi Gjermanin, duke synuar që ta shkatërrojë edhe botën.
“Ndryshimi është në mesin tonë, të qytetarët, ndryshimi është këtu. Kur populli vendos me ndryshuar, asgjë nuk e ndal, por për të ndryshuar duhet të jemi të kujdesshëm kujt po i shkojmë mbrapa. Kujt po ia japim besimin dhe kush kemi vendos me fol në emër tonin. Kjo është ajo që jemi munduar për katër vite më thënë, që nga themelimi jonë”, tha Limaj, raporton KP.
Ai vlerësoi se Nisma Socialdemokrate është faktori kryesor për zhvillimet politike në vend, duke arritur që me politikën e urtë, me politikën që ofron njerëz, duke u dhënë mundësi të rinjve dhe të rejave, për të dhënë kontributin e tyre, me energji pozitive dhe duke u kthyer në një urë edhe për rivalët politikë.
Ai pohoi se kontributi i Nismës është edhe në liberalizimin e vizave.
“Ne presim në fundin e qershorit përfundimisht Bashkimi Evropian të rekomandojë liberalizimin e vizave. Unë pres që më 15 dhjetor qytetarët e Republikës së Kosovës deri më 15 janar, të fillojnë e të udhëtojnë lirshëm pa viza anekënd Evropës dhe ndihemi krenar që Nisma Socialdemokrate ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm për me ardhur të ky moment”, tha Limaj.
Kryetari i degës së Nismë Socialdemokrate për Ferizaj, Besnik Berisha, në paraqitej e raportit të punës, tha se Nisma që nga themelimi i saj në vitin 2014 në këtë komunë, është duke u rritur dhe duke u përqafuar nga qytetarët e kësaj komune.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
U vdiq djali pesë ditësh në maternitetin e Vlorës, babai mes lotësh: E gjeja doktoreshën duke luajtur në telefon
Rritja 20 për qind e pensioneve, Haradinaj: Mashtrim i Kurtit në shkëmbim të votës
Ranë në kontakt me energjinë elektrike, lëndohen dy punëtorë në Parkun Industrial “Trepça” në Mitrovicë
Ministrat shqiptarë në Qeverinë e Maqedonisë nuk marrin pjesë në ceremoninë e pritjes së kryeministrit serb
Qeveria ndryshon masën e sigurisë ndaj produkteve serbe, flet Kusari-Lila
Dy të arrestuar nga aksioni në "Pallatin e Rinisë"
Aksioni në "Pallatin e Rinisë, deklarohen nga ndërmarrja: Po bashkëpunojmë me autoritetet përkatëse
Vrau shokun që e strehoi, arrestohet 40-vjeçari në Vlorë
Protesta e opozitës, ambasada e SHBA në Tiranë mesazh qytetarëve amerikanë: Shmangni demonstratën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit
Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës