LAJMI I FUNDIT:

LVV: Statuti i miratuar nga Qeveria rrezikon zhvillimin e Trepçës

LVV: Statuti i miratuar nga Qeveria rrezikon zhvillimin e Trepçës

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti së bashku me drejtuesin e Komitetit për Industri, Nazmi Mikullovci, në një konferencë për media thanë kanë paraqitur vërejtjet dhe shqetësimet lidhur me statusin e miratuar nga Qeveria duke thënë se kjo rrezikon zhvillimin e Trepçës.

“Për ne, Trepça është tri gjëra kryesore: e para kapacitet industrial prodhues, e dyta, pasuri minerare dhe e treta organizatë e punëtorëve. Statuti i ri, është i tillë që, në fakt nuk është përpiluar nga bordi mbikëqyrës i Trepçës siç do të duhej por ka ardhur aty i servuar nga Qeveria. Asetet të cilat përfshihen janë shumë të kufizuara: janë tri miniera me flotacionet e tyre dhe eventualisht, vetëm pas një studimi të fizibilitetit të tyre janë edhe metalurgjia e plumbit, e zinkut dhe industria kimike që nuk është e sigurt se në fund do të jenë të përfshira në ndërmarrjen e re publike ‘Trepça sh.a.'”, tha Kurti, përcjell Telegrafi.


Drejtuesi i Komitetit për Industri në LVV, Nazmi Mikullovci, foli për shkatërrimin sistematik që i është bërë Trepçës nga Qeveritë që vetëm kanë ndërruar fytyrat dhe strategjitë por gjithnjë në dëm të ndërmarrjes e së fundi edhe përmes hartimit të statutit të ri që tenton t’i jep goditjen përfundimtare pasurisë më të madhe të Republikës së Kosovës.

“Me këtë statut Trepçës do t’i ndërprehet zhvillimi, duke e humbur industrinë dhe duke mbetur vetëm në bujqësi e xehetari. Në asnjë vend nuk përmenden pasuritë dhe investimet e Trepçës”, tha Mikullovci.

Po ashtu, ai theksoi edhe faktin se ky statut i ri rregullon zgjedhjen e Bordit, që ka 9 anëtarë, 3 prej të cilëve thuhet se duhet të jenë serbë, mirëpo po të njëjtit kanë refuzuar të jenë pjesë e këtij bordi. Kësisoj qëllimi dhe rezultati i këtij ligji të ri do të jetë ndarja e Trepçës.

Në statut gjithashtu nuk përmenden fare mijëra hektarë tokë, objekte të ndryshme në Kosovë dhe vende të ish-Jugosllavisë, pasuri këto të ndërmarrjes Trepça, të cilat janë duke shkuar drejt likuidimit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Bëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin

Edil Project
Për herë të parë në Kosovë vjen

Për herë të parë në Kosovë vjen "Peja Outdoor Tourism Festival"

Peja Outdoor
Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Ndrroje kerrin e vogël me Dacia Duster të ri për rrugë të gjata - Auto Mita

Auto Mita
Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë

Telegrafi Jobs hap dyert për mundësi emocionuese për karrierë

Telegrafi Jobs
“Dal në treg e kthehem me duar në xhepa”: A i kontrollon kush çmimet?

“Dal në treg e kthehem me duar në xhepa”: A i kontrollon kush çmimet?

Ekonomi
Murati thirrje qytetarëve të regjistrohen: Pensionet, shtesat e fëmijëve, e shumë vendime tjera do të varen nga ky regjistrim i popullsisë

Murati thirrje qytetarëve të regjistrohen: Pensionet, shtesat e fëmijëve, e shumë vendime tjera do të varen nga ky regjistrim i popullsisë

Ekonomi
Kalo në kategori