LAJMI I FUNDIT:

Emërohen juritë vlerësuese të Qendrës Kinematografike të Kosovës

Emërohen juritë vlerësuese të Qendrës Kinematografike të Kosovës

Këshilli Drejtues i Qendrës Kinematografike të Kosovës ka emëruar dy juritë vlerësuese për projektet që kanë aplikuar në konkursin e këtij viti.

Juria e cila do t’i vlerësoj projektet filmike për film të metrazhit të gjatë artistik, debutant dhe bashkëprodhimin minorë, përbëhet nga: Isa Qosja – regjisor, Giovanni Robbiano – ekspert i skenarit, Jozko Rutar – producent, Blerta Zeqiri – regjisore, Doruntina Basha – skenariste, Florent Mehmeti – regjisor dhe Ilir Gjocaj – skenarist.

Kurse, juria e cila do t’i vlerësoj projektet filmike për film të metrazhit të shkurtë artistik, animacion, dokumentar, postproduksion, si dhe zhvillim skenari, përbëhet nga: Visare Aliu – skenariste, Jahi Jahiu – dramaturg, Arbnesha Grabovci Nixha – aktore, Ilir Ajdini – dramaturg, Ilir Bokshi – regjisor, Mentor Haliti – dramaturg, si dhe Trimor Dhomi – kompozitor.


Janë 67 projekte filmike në kategori të ndryshme, që kanë aplikuar këtë vit për mbështetje. /Telegrafi/