LAJMI I FUNDIT:

Zyrtarja shtetërore e shtrirë në shtratin e lindjes, kurorëzoi një çift që pritnin për t’u bërë prindër (Video)

Zyrtarja shtetërore e shtrirë në shtratin e lindjes, kurorëzoi një çift që pritnin për t’u bërë prindër (Video)

Sushma Dwivedi e ka kurorëzuar një çift që po bëheshin prindër – pak orë para se të hynte në sallën e lindjes.

Vetëm orë para se të sillte në jetë fëmijën e tretë, 37-vjeçarja dëgjoi se në një dhomë tjetër të të njëjtit spital në Nju Jork, ishte një çift që kishin shumë dëshirë për t’u martuar, transmeton Telegrafi.

Me autoritetin e dhënë nga shteti, ajo ftoi partnerët në dhomën e saj dhe nisi procedurën e lidhjes së kurorës.


Brianna Doyle dhe Case Walko  që janë së bashku për dhjetë vjet, bënë betimet për jetesë të përbashkët bashkëshortore, para se të putheshin para saj.

“Me fuqinë që më ka dhënë ligji, iu shpallë burrë dhe grua”, ka thënë Dwivedi, pasi çifti i thanë ‘po, dua’ njëri-tjetrit.

E tëra ndodhi në prani të mamive dhe infermiereve, të cilat duartrokitën kur gjithçka mbaroi në atë hapësirë të pazakontë. /Telegrafi/