Doktori që ka jetuar 105 vjet dhe ka studiuar jetëgjatësinë: Mos u pensiononi, argëtohuni dhe kujdesuni për peshën
Dr. Shigeaki Hinohara, meritor për ndërtimin e themelit të medicinës japoneze dhe doktor i cili ka ndikuar që Japonia të bëhet udhëheqëse në botë për kah jetëgjatësia, shpeshherë e ka praktikuar atë që ua ka këshilluar tjerëve
Gjatë një interviste të tij, ai ka treguar disa këshilla bazike se si të jetoni shumë gjatë. Mes tyre, ka qenë edhe kjo: Mos u pensiononi fare. Por, nëse patjetër iu duhet të pensionoheni, bëjeni atë pas moshës 65 vjeçare.
Në intervistë ai ka shpjeguar se mosha për pensionim në Japoni ka qenë 65 vjet atëherë kur jetëgjatësia mesatare ka qenë 68 vjet. Tani, njerëzit janë duke jetuar shumë më gjatë – dhe jetëgjatësia mesatare në Japoni (po flasim për vitin 2015) është pothuajse 84 vjet, prandaj edhe duhet të pensionoheni më vonë, transmeton Telegrafi.
Deri pak muaj para vdekjes së tij me 18 korrik në Tokio, siç raporton prestigjiozja The New York Times, Hinohara kishte vazhduar t’i trajtonte pacientët dhe punonte 18 orë në ditë. Ai ishte 105 vjeçar!
“Ai besonte se jeta është gjithçka rreth kontributit apo ndihmesës, prandaj edhe e kishte dëshirën e mahnitshme për t’i ndihmuar tjerët, për ‘tu zgjuar herët në mëngjes dhe për të bërë diçka të mirë për persona tjerë. Ai gjithmonë kishte qëllime ditore, ditore dhe qëllime për pesë vitet e ardhshme”, ka thënë Kawaguchi për BBC.
Këshillat e Hinoharas për të jetuar mirë e gjatë, ndër tjerash, kanë qenë:
– Brengosuni më pak për t’u ushqyer shëndetshëm apo për të fjetur më shumë, si dhe argëtohuni më shumë. “Të gjithë e mbajmë mend se si fëmijë, atëherë kur të gjithë argëtoheshim, shpeshherë harronim të hanim apo të flinim. Besoj se këtë qëndrim duhet ta mbajmë edhe si të rritur. Nuk është mirë ta lodhni trupin me shumë rregulla si koha e darkës apo koha e gjumit.”
– Nëse dëshironi të jetoni gjatë, kujdesuni për peshën. “Për mëngjes unë pijë kafe, një gotë qumësht dhe pak lëng portokalli me një lugë gjelle vaj ulliri në të. Vaji i ullirit është i mahnitshëm për arteret dhe e mban lëkurën të shëndetshme. Në drekë konsumoj qumësht dhe disa biskota, ose asgjë fare kur jam i zënë. Unë asnjëherë nuk kam uri sepse përqendrohem në punë. Në darkë ha perime, pak peshk dhe oriz, si dhe, dy herë në javë, 100 gramë mish.”
– Mos e dëgjoni verbërisht atë çfarë jua thotë doktori. “Kur doktori jua rekomandon ta bëni ndonjë analizë apo t’i nënshtroheni ndonjë operacioni, pyeteni doktorin nëse do t’ua sugjeronte të njëjtën gjë bashkëshortes apo fëmijëve të vet të njëjtën procedurë. Ndryshe nga ç’mendojnë shumica, doktorët nuk mund ta shërojnë çdo person, prandaj përse të shkaktojmë dhimbje të panevojshme me operacion? Unë mendoj se muzika dhe terapia me kafshë mund të ndihmojnë shumë më shumë se ç’mund ta imagjinojnë doktorët”.
– Për ta mposhtur dhimbjen, argëtohuni. “Dhimbja është misterioze, ndërkaq argëtimi është mënyra më e mirë për ta harruar atë. Nëse një fëmijë ka dhimbje dhëmbi dhe filloni të luani diçka bashkë, menjëherë ai fëmijë e harron dhimbjen. Spitalet duhet ta kenë parasysh nevojën bazike të pacientëve: Të gjithë kemi nevojë për argëtim.”
- Gjithmonë ecni shkallëve dhe mbani vet gjërat e juaja. “Përveç se gjithmonë ngjitem shkallëve e jo me ashensor, unë gjithashtu i kapërcej dy shkallë njëherazi në mënyrë që t’i angazhoj edhe më shumë muskujt”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ky medikament mund të shkaktojë një efekt anësor të rrezikshëm: Çon në infeksione kërcënuese për jetën
Kjo është arsyeja pse disa kujtime i mbajmë mend, ndërsa të tjerat i harrojmë?
Ndërhyrje e pabesueshme: Kirurgët në Zvicër kryen me sukses marrjen e biopsisë në një distancë prej 9300 km
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
"Unë dhe Lirimi nuk jemi më bashkë, hapin e kam marrë unë" - Santiana shpalos detaje nga ndarja
Georg Koch: Kjo është intervista ime e fundit
Ish-gjenerali serb, Ponosh: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Për cilat projekte shkuan qindra-mijëra euro nga Kosova te Radoiçiq
Santiana Maloku pas fotografisë virale: Unë falem dhe nuk e shikoj fare çfarë thonë të tjerët
Adresimi presidentit serb, Shasha: Nga fiaskoja në Banjskë, hapësira manovruese e Vuçiqit po zvogëlohet