LAJMI I FUNDIT:

Blerim Kuçi përmend zgjedhjet nacionale, tregon planin që kanë

Blerim Kuçi përmend zgjedhjet nacionale, tregon planin që kanë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka filluar zgjedhjet e brendshme, në bazë të statutit të partisë, që duhet mbajtur çdo tri vjet.

Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, tashmë deputet i Kuvendit të Kosovës, Blerim Kuçi ka treguar objektivat që kanë nga këto zgjedhje të brendshme.

Përmendi zgjedhjet nacionale dhe tha se Aleanca do të jetë fituese bindëse e tyre.


Kuçi ka deklaruar se nuk kanë plan B.

“Objektivat e Aleancës për strukturat e dala nga zgjedhjet politike 2018 janë :

A. Fitore e Aleancës në zgjedhjet shtetërore si nacionale ashtu edhe lokale, pra parti e parë në nivel vendi.

B. Nuk ka objektiv B, vlen vetëm objektivi A.

Nga strukturat e dala nga këto zgjedhje presim vetëm fitore. I vetmi objektiv është fitorja. Strukturat e ardhshme duhet me dashtë, me mujt dhe me ba fituese Aleancën në nivel vendi”, ka deklaruar Kuçi.

Faza e parë e zgjedhjeve të brendshme të kësaj partie tashmë ka përfunduar dhe është afër përfundimit të fazës tjetër.

Blerim Kuçi ishte edhe kryetar i Suharekës nga radhët e Aleancës./KP/