LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Era zgjedhje nuk vjen ndryshe, Veseli e Limaj po dinë diçka

Krasniqi: Era zgjedhje nuk vjen ndryshe, Veseli e Limaj po dinë diçka

Albert Krasniqi, analist nga KDI, njëherit monitorues i Kuvendit konsideron se do të këtë zgjedhje të parakohshme.

Duke publikuar disa fotografi nga tubimet e fundit që i pari i PDK-së, Kadri Veseli dhe i pari i Nismës, Fatmir Limaj po mbajnë me qytetarë, sipas tij tashmë këta të dy po dinë diçka.


“Era zgjedhjeve nuk ju vjen ndryshe. Veseli dhe Limaj po dinë diçka. Ndoshta s’po e nxojnë Haradinajn në befasi dhe të painformuar si gjatë krejt mandatit”, ka shkruar Krasniqi në rrjetin social Facebook.

Ndërkaq, legjislatura aktuale e Kosovës deri më tash është karakterizuar me planifikim të dobët të punës, vlerësojnë analistët nga organizatat joqeveritare, të cilat monitorojnë punën e Kuvendit të Kosovës.

Sipas tyre, seancat plenare nuk janë të rregullta, ndërkohë që pikat që përcaktohen për tu diskutuar në seanca plenare, grumbullohen dhe zvarritet diskutimi i tyre me muaj të tërë. Në shumicën e rasteve, sipas tyre, kur duhet miratuar ligjet, numri i deputetëve është i pamjaftueshëm. Ata fillimisht shënojnë praninë e tyre dhe më pas braktisin seancën.

Duhet përkujtuar që përgjatë ditëve të fundit, Limaj dhe Veseli janë parë në aktivitete të shumta në qendra të ndryshme të Kosovës, duke zhvilluar takime të ndryshme me qytetarë. /Telegrafi/