LAJMI I FUNDIT:

Analistët kritikojnë zgjerimin e koalicionit qeveritar në Maqedoni

Analistët kritikojnë zgjerimin e koalicionit qeveritar në Maqedoni

Formati i Qeverisë, sipas ekspertëve, nuk paraqet rikonstruim, por kalkulim politik “numrash”. Për analistin politik, Alajdin Demiri zgjerimi i koalicionit qeveritar ishte e vetmja mënyrë për zgjerimin e shumicës së nevojshme parlamentare.

“Termi “reformë” dhe termi “rikonstruim” nuk shkojnë me këtë, për arsye se nuk ishin këto as reforma e as rikonstruim i Qeverisë. Këto ishin disa poteza jashta politike. LSDM-së dhe Zaevit në këtë fazë i duhen vota në Parlament dhe nuk kishte asnjë mundësi tjetër që t’i huazojë apo t’i blejë këto vota përveçse të ofrojë diçka në Qeveri për arsye se ai koncept kështu funksionon. Në të vërtetë esenca e gjithë kësaj ishte largimi i Aleancës nga pushteti”, pohoi analisti politik Alajdin Demiri.

Demiri madje vlerëson se Zaev do të vazhdojë t’i josh edhe partitë tjera të mbetura jashtë koalicionit qeveritar përveç OBRM-PDUKM-së. Analisti, Nikolla Dujovski vlerëson se ndryshimet në ekzekutiv u bënë për shkak të përkrahjes që nevojitet për zgjidhjen e çështjes së emrit. Për Dujovskin as kjo nuk është qeveri me persona adekuatë dhe as që i dha fund praktikës së deritanishme që i njëjti individ të ndërrojë më shumë resorë.


Ekspertët vlerësojnë se vendi ka demokraci të brishtë. Me formatimin e Qeverisë, Arbër Ademit të BDI-së iu besua arsimi, ndërsa Renata Deskoskës së LSDM-së drejtësia. Asaf Ademi nga Besa e Gashit është ministri i ri i Kulturës, kurse Bardhyl Dauti i PDSH-së, ministër pa resor. Votimi i ministrave dhe zv.ministrave të ri u bë mbrëmë para mesnate. PLD-ja, e cila është në koalicion me LSDM-në, nuk dhanë votat e tyre për ministrin e PDSH-së Bardhyl Dauti duke thënë se “PDSH –ja dhe Amdi Bajrami janë virus të cilin e fusin në organizimin e shëndetshëm ekzekutiv./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Drejtësi
Kalo në kategori