Ali Banat nga Australia, iu dha vetëm shtatë muaj jetë nga doktorët më 2015.
Por, biznesmeni jetoi edhe për tre vjet të tjerë, të cilët i shpenzoi duke ndihmuar njerëz.
Ai vdiq 32 vjeç, më 29 Maj.
Ali më parë kishte një jetë shumë luksoze, vishej me rroba nga firmat më të shtrenjta dhe përdorte makina super të shtrenjta.
Kur ai u sëmur, ai kuptoi se të gjitha të mirat materiale që zotëronte, nuk kishin asnjë vlerë për të.
Ai vendosi të shpenzojë vitet e fundit të jetës duke shpërndarë pasurinë për myslimanët e tjerë të pa privilegjuar nga jeta.
Ali shpejt ‘hoqi qafe’ makinat e tij, orët dhe shpërndau rrobat e tij tek njerëzit me më pak fat.
Në videon virale “Gifted With Cancer”, (I Bekuar me Kancer) ai thotë se kanceri ishte një dhuratë për të, sepse falë tij, Zoti i dha një mundësi për të ndryshuar çdo gjë në jetën e tij.
Gjatë një interviste, ai tregon një byzylyk me vlerë 60 mijë dollarë dhe një Ferrari Spider.
Ali thotë se “Kur zbulon se je i sëmurë, apo nuk ke shumë kohë për të jetuar, kjo është gjëja e fundit që dëshiron të ndjekësh. Dhe kështu duhet ta jetojmë jetën tonë çdo ditë”.
Në tetor të 2015, ai nisi projektin e bamirësisë “Muslims Around The World” (MATW), në shqip “Myslimanët Rreth Botës” për të ndihmuar njerëzit me më pak fat në zona të varfra të Togos, në Afrikë.
Ai udhëtoi atje për dy javë, duke takuar fëmijët e zonës dhe familjet e tyre, duke e prekur varfërinë me dorë.
Organizata e tij financoi ndërtimin e një xhamie, një qendre shëndetësore dhe një shkolle në Afrikë.
Donacionet në faqen e bamirësisë GoFundMe kanë grumbulluar gati 1 milionë paund dhe vazhdojnë të rriten për çdo sekondë që kalon.
Në një video të shkurtër, regjistruar pak para vdekjes së tij, ish milioneri i shndërruar në një bamirës, i kërkon njerëzve të vazhdojnë punën e tij.
Ai thotë se “Gjatë jetës suaj, vëllezër e motra, përpiquni të keni një qëllim, të keni një plan, të keni një projekt dhe të punoni për të. Edhe pse nuk e keni themeluar vetë, por e gjeni të gatshëm projektin e dikujt tjetër, thjesht bëni diçka”. /30Ditët/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNjë nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit