Nënkryetari i parë i LDK-së, Agim Veliu ka thënë se ende nuk kanë marrur qëndrim se a përkrahin apo jo presidentin Thaçi, si udhëheqës i negociatave me Serbinë.
Ai ka thënë se kryesia e Lidhjes Demokratike do të mblidhet për të vendosur rreth kësaj çështjeje.
“Presim të takohemi me kryesi. Ende nuk e kemi marrë qëndrim. Ndoshta nuk do të duhej me i udhëheq ai këto bisedime. Por, vendimi do të merret në kryesi të LDK-së”, ka thënë Veliu.
Veliu është shprehur se është idhtar që të respektohen ligjet dhe Kushtetuta, për atë se kush duhet ti prijë palës kosovare në bisedimet me Serbinë, e jo të jetë përcaktues emri i personit.
“Na jemi shtet, dhe nuk mund të largohemi prej asaj që e thotë ligji dhe Kushtetuta, si janë të ndara përgjegjësitë dhe kompetencat. Jam idhtar i kësaj”, ka thënë Veliu, për Insajderin.
Ai foli edhe deklarimet e deputetëve të Vetëvendosjes dhe Nismës Socialdemokrate, që presidentin Thaçin e kanë quajtur si person që i ka bërë dëme vendit.
Tha se nuk merret “me këso epitetesh”.
Përkundër Veliut, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, mbrëmë ka shkruar në Facebook se LDK gjithmonë ka qenë unike dhe se, sipas tij, kjo do të tregohet edhe gjatë seancës së të hënës, ku pritet të sillet në Kuvend platforma e bisedimeve Kosovë-Serbi, duke mos e bërë të qartë vendimin e tyre.
“LDK-ja mbetet unike. Është dëshmuar në dhjetor të vitit të kaluar, në mars të këtij viti dhe do të dëshmohet prapë të hënën e javës që vjen. Rruga e LDK-së mbetet ruajtja dhe prosperimi i Republikes se Kosovës.
Mbi këtë parim LDK-ja i ndërton politikat e veta. Kushdo që provon të komprometoj proceset demokratike dhe rendin kushtetues në vend dhe ta bëjë plaçkë të vetën Republikën, do të hasë në restencën e LDK-së dhe të qytetarëve të vendit. Për këtë LDK-ja garanton fuqishëm, ashtu sic garanton për unitetin e saj të pa lekundur. E hëna do ta dëshmoj prapë këtë”, ka shkruar Hoti.
Të hënen Kuvendi i Kosovës pritet që ta votojë platformën e bisedimeve Kosovë-Serbi, dhe brenda kësaj platforme pritet që të propozohet edhe emri i Hashim Thaçit, si udhëheqës i dialogut me palën serbe.
Lëvizja Vetëvendosje, Partia Socialdemokrate (PSD) dhe Nisma Socialdemokrate e Kosovës, janë deklaruar hapur se vota e tyre do të jetë kundër kësaj platforme dhe kundër emërimit të Hashim Thaçit si kryenegociator. Kurse, deputetët e PDK-së dhe AAK-së, kanë bërë të ditur se votimi i tyre do të jetë pro kësaj platforme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nikollovski: Përforcohet dinamika ndërtimore në autostradën Kërçovë-Ohër
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj