Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar se ky vit është vit i liberalizimit të vizave dhe i krijimit të ushtrisë së Kosovës.
Këto komente Haradinaj i bëri në Kuvendin zgjedhor të AAK-së në Pejë, ku para delegatëve të partisë së tij, thekoi se Kosova është në momente të ndjeshme.
Kreu i ekzekutivit u shpreh se Kosova është në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, por aktualisht ka vetëm një synim.
“Si veprim i menjëhershëm i yni me BE-në kemi liberalizimin e vizave. Në raportin që është bërë për Kosovën i BE-së më herët i është njohur Kosovës një progres dhe është pranuar si palë, jemi një nga vendet i cili rrugëton drejt BE-së, por në një stad tjetër krahasuar me Serbinë dhe Malin e Zi, që janë prijatarë të vendeve të rajonit drejt BE-së. Shqipërisë dhe Maqedonisë, shpresojnë, shpresoj edhe unë që do t’i hapen negociatat për anëtarësim dhe rasti ynë që është shumë specifik për shkak të mos njohjes së pesëshës, por që ne tash kemi vetëm liberalizimin e vizave”, tha Haradinaj.
Kreu i ekzekutivit e ka quajtur vitin 2018, vit të bërjes së ushtrisë, duke thënë se FSK-ja, do të ndërrojë mandatin, duke vazhduar rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO.
“Jemi në proces t’ia japim mandatin kushtetues e ligjor ushtrisë sonë por jo vetëm në mandat por edhe anëtarësim në NATO. Ky proces kërkon koordinim por normalisht shtytje prej anës sonë, pra ky proces është në vitin e vet, ashtu si liberalizimi është në vitin e vet edhe ushtria është në vitin e vet të realizimit. Ky vit nuk është vetëm vit i mandatimit të ushtrisë sonë por është edhe rritje e perspektives sonë drejt NATO-së”, u shpreh Haradinaj, raporton KP.
Meqë ishte në Pejë, nuk la pa përmendur edhe demarkacionin me Malin e Zi, duke thënë se do të rishikohet për të parë nëse ka pasur gabime. Derisa, nuk la pa folur edhe për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, duke thënë se do të bëhet një marrëveshje e paqes, por duke mos e harruar të kaluarën.
“Ne jemi në dialog me fqinjët tanë Serbinë, mos harroni të arriturat e Kosovës janë të pakthyeshme, nuk kthehen më, pra ekziston Kosova, ekziston populli i Kosovës, njohjet që kemi marrë, e drejta jonë të jetojmë në vendin tonë. Nuk tjetërsohen, nuk diskutohen, nuk kthehen mbrapa. Mirëpo, në marrëdhëniet mes palëve në botë ekzistojnë plotë marrëveshje se si i jepet epilog një procesi që nga ajo e para shpallja e luftës, ultimatumi, etj, deri të një marrëveshje e paqes, marrëveshje bilaterale për vendosjen e marrëdhëniet diplomatike… Jo pse jam në Pejë, por i ndaj dy detyra i kem dërguar një njoftim Qeverisë së Malit të Zi. Jam interesuar për letrën e dërguar atje, natyrisht letrat shikohen, unë e kam marrë mundësinë e asaj letre ta informoj Malin e Zi që ne kemi votuar një ligj që përmban marrëveshjen, marrëveshjen e dy presidentëve, dhe një raport për korrigjim. I kemi kërkuar Malit të Zi që përmes kësaj letre të zhvillojnë veprimin e korrigjimit dhe shënimit të kufirit. Pra mos harroni nuk është krejt standard i zakonshëm por buron nga vota në Kuvend”, u shpreh ai.
Ndërsa, kryetari i deritashëm i AAK-së, në Pejë, Fatmir Gashi, tha se me këtë Kuvend zgjedhor, do ta bëjnë atë që herën e kaluar nuk e bënë, rikthimin e AAK-së si partia e parë në Pejë.
Sot Kuvendi i AAK-së prej 210 delegatëve do të zgjedhë organet e reja të udhëheqjes së partisë në Pejë./kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKQZ numëron mbi 73 për qind të votave - kjo është diferenca mes partive politike
LVV nis festën në Prishtinë, pasi Kurti shpalli fitoren në zgjedhje
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
Stavileci: PDK ka marrë mbi 200 mijë vota, rezultati tregon se qytetarët kërkojnë një qeveri të re
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
KQZ numëron mbi 73 për qind të votave - LVV shkëputet dukshëm nga partitë e tjera
Abdixhiku prezanton rezultatet preliminare të LDK-së: Kemi pasur më shumë pritshmëri
Kurti: Jemi të parët, do ta formojmë qeverinë e re
DnV del me rezultatet e saja preliminare – kjo është renditja e partive politike
Dështimi i softuerit të KQZ-së, Osmani: Çdo votë të numërohet saktë
DnV: Partia e Rashiqit ia merr një ulëse Listës Serbe