LAJMI I FUNDIT:

Thaçi takon presidentin austriak, e falënderon për mbështetjen në shumë procese historike për Kosovën

Thaçi takon presidentin austriak, e falënderon për mbështetjen në shumë procese historike për Kosovën

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me Zëvendëskryeministrin e parë, Behgjet Pacollin, gjatë vizitës zyrtare në Vjenë, kanë zhvilluar një takim miqësor me Presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen.

Sipas një njoftimi, presidenti Thaçi ka falënderuar presidentin Bellen, për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës në shumë procese historike që kanë të bëjnë me formimin dhe forcimin shtetit të Kosovës.

“Austria është një partner i fuqishëm evropian i Kosovës”, ka theksuar presidenti Thaçi.


Nga ana tjetër, po sipas njoftimit, presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, ka theksuar se Austria ka një lidhje të veçantë me Kosovën, duke ofruar mbështetjen e pa rezervë të shtetit të tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Deri në ora 11:00, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar, prijnë Gjermania dhe Zvicra

Deri në ora 11:00, mbi 4 mijë bashkatdhetarë kanë votuar, prijnë Gjermania dhe Zvicra

Lajme
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij

Humb jetën një person në Gjakovë, zjarri përfshiu shtëpinë e tij

Kronika e Zezë
MPJD: Të gjitha qendrat e votimit jashtë vendit janë hapur sipas kohës së planifikuar

MPJD: Të gjitha qendrat e votimit jashtë vendit janë hapur sipas kohës së planifikuar

Lajme
Diaspora nis votimin nëpër ambasada

Diaspora nis votimin nëpër ambasada

Lajme
Gjendet vajza e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur në Prishtinë, dyshohet se u dhunua seksualisht

Gjendet vajza e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur në Prishtinë, dyshohet se u dhunua seksualisht

Kronika e Zezë
Kalo në kategori