LAJMI I FUNDIT:

Vëllai i kosovares, që u vra nga ish-bashkëshorti në Gjermani, rrëfen ngjarjen: E qëlloi me një plumb në kokë

Vëllai i kosovares, që u vra nga ish-bashkëshorti në Gjermani, rrëfen ngjarjen: E qëlloi me një plumb në kokë

Emine A., 30-vjeçarja nga Kosova, sapo ishte kthyer në shtëpinë e prindërve të saj – në të cilën banonte – të hënën.

Ajo po qëndronte e ulur në një karrige pranë familjes së saj dhe katër fëmijëve rreth orës 19:00 në oborrin e shtëpisë së saj.

Teksa Eminja ishte ulur në oborrin e shtëpisë me familjen e saj, papritmas ish-bashkëshorti i saj erdhi me veturën e tij. Të gjithë ngjarjen e rrëfeu sot për gazetën gjermane Bild, vëllai i Eminës, Blerim A.


“Antoni erdhi këtu me një veturë Golf, madje as nuk frenoi para shtëpisë. Ai doli, teksa makina ecte nëpër rrugë”, thotë vëllai i Eminës, Blerimi, për gazetën gjermane Bild.

Përpara se të shtinte me armë në drejtim të Eminës, Anton B. u afrua në oborrin e shtëpisë, tranmeton Insajderi.

“Ai e kapi motrën. Pastaj nëna ime iu afrua atij dhe e rrëzoi në tokë. Motra ime Arlinda u përpoq ta kapte atë bashkë me nënën time”, tregon Blerimi.

Kosovari e vret ish-gruan e tij 30-vjeçare para syve të fëmijëve në Gjermani
Lexo po ashtu Kosovari e vret ish-gruan e tij 30-vjeçare para syve të fëmijëve në Gjermani

Gjatë përleshjes, një e shtënë nga arma e Anton B. e goditi motrën e Eminës, Arlindën, në stomak. Vëllai i saj e rrëfen edhe më tej ngjarjen. “Pastaj motra ime Eminja ndërhyri dhe i tha: ‘Mjaft! Lëri ata!’ Pas kësaj erdhi një e shtënë tjetër me të cilën e goditi Eminën në kokë. Ajo vdiq menjëherë”, tregon vëllai i viktimës.

Edhe katër fëmijët e ish-çiftit, të cilët kanë moshë nga tre deri në gjashtë vjet ishin në oborrin e shtëpisë kur Anton B. e qëlloi për vdekje në kokë nënën e fëmijëve të tij.

Ish-partneri u arratis me makinën e tij pas ngjarjes, por u arrestua pas një bastisje të madhe të martën nga një njësi speciale e policisë.

Ndërkohë, fëmijët e traumatizuar të Emine A. janë strehuar tek familja e prindërve të saj.

“Ata nuk duan ta shohin më Antonin. Vajza e vogël është e frikësuar”, tha sot Blerim A., vëllai i viktimës.

Në trend Lajme

Më shumë
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
FSK me bazë pranë Liqenit të Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc

FSK me bazë pranë Liqenit të Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc

Lajme
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore

Drejtësi
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar

Kronika e Zezë

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi, arrestohen katër të dyshuar në Pejë dhe Prishtinë

Po planifikonin vrasjen e një personi, arrestohen katër të dyshuar në Pejë dhe Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori