Kryeministri Ramush Haradinaj, ka zhvilluar sot një takim pune me Bordin e KEK-ut, menaxhmentin dhe anëtarët tjerë të Komisionit Teknik të Qeverisë, në të cilën u diskutua për drejtimin që do të marrë zhvillimi i “Mihjes së Re” dhe për hapat që duhet ndërmarrë, që ky proces të rezultojë më sukses dhe me kosto sa më të përballueshme për Korporatën Energjetike të Kosovës por edhe për Qeverinë e vendit.
Më këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se janë në kohën kur duhet të ndërmerren veprime të sakta dhe në kohë, sa i përket obligimeve të cilat ndërlidhen me investimet për “Kosovën e Re” dhe sipas kryeministrit njëra prej punëve kryesore është Miniera e Re.
“Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm, i cili duhet të shfrytëzohet në shërbim të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe stabilitetit energjetik në vend”, tha Kryeministri Haradinaj.
Në mënyrë që të mos ndodhin vonesa, kryeministri Haradinaj kërkoi nga të pranishmit që si profesionistë të fushës dhe në bazë të kompetencave të tyre ta ndihmojnë Qeverinë e vendit me veprimet e tyre që punët rreth minierës të përfundojnë me kohë, e përmes kësaj të ndihmohet vendi dhe jetësimi i Projektit të ndërtimit të Termocentralit “Kosova e Re”.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tha se janë mbledhur për të shikuar mundësinë që sa më të shpejtë të finalizohet drejtimi i Minierës së Re, për të cilën tha se është shumë me rëndësi që të mos ketë vonesa. Më tej ministri tha se ekzistojnë tri drejtime të mundshme të zhvillimit të minierës së re, të rekomanduara edhe nga ekspertë të ndryshëm të kësaj fushe.
Drejtori menaxhues i KEK-ut, Arben Gjukaj, u fokusua rreth konceptit të ri të zhvillimit të minierave të cilat sipas tij do të jenë shumë më efikase dhe me kosto më të ulët të operimit në eksploatimin e thëngjillit.
Ky takim pune u zhvillua me qëllim të ofrimit të mbështetjes dhe zgjidhjes që sa më shpejt të finalizohet ky projekt në mënyrë që të sigurohet furnizim i qëndrueshëm me energji dhe një zhvillim i qëndrueshëm ekonomik për vendin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” – vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?
Drejtori i Doganës tregon për këmbimet tregtare të Kosovës me Shqipërinë dhe Serbinë
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj