LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi: Duhet garanci institucionale për Ligjin e gjuhëve

Xhaferi: Duhet garanci institucionale për Ligjin e gjuhëve

Kryetari i Kuvendi të Maqedonisë, Talat Xhaferi, sot në një takim me gazetarët tha se duhet garanci institucionale për publikimin e ligjit të gjuhëve në Gazetën Zyrtare.

Ai thotë se nuk bëhet fjalë vetëm për çështje individuale dhe se nuk është në pyetje vetëm publikimi i ligjit të Gazetën Zyrtare, por e rëndësishme është edhe zbatimi i tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Nuk bëhet fjalë vetëm për nënshkrim, nuk bëhet fjalë për çështje individuale, po institucionale. Duhet të gjendet formë e realizimit. Nuk bëhet shkelje e Kushtetutës nëse ligji dërgohet në Gazetën Zyrtare vetëm me nënshkrimin tim. Unë jam i autorizuar ta nënshkruaj dekretin, ndërsa gjendja faktike është se presidenti Ivanov me mosnënshrkimin e tij e shkel Kushtetutën”, tha Xhaferi.

Ai përsëriti qëndrimin se do ta dërgojë ligjin në Gazetën Zyrtare gjatë periudhës së ardhshme, por pa precizuar se kur do ta bëjë.

Ndërsa në pyetjen se pse u shpejtua në sjelljen e ligjit, ndërsa nuk shpejtohet për publikimin e tij, Xhaferi tha se ligji nuk është sjellur me shpejtësi dhe se për atë ka pasur debat të gjatë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori