LAJMI I FUNDIT:

Ligji për Prishtinën nënshkruhet nga Veseli, pret dekretimin e presidentit

Ligji për Prishtinën nënshkruhet nga Veseli, pret dekretimin e presidentit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka nënshkruar sot Ligjin për Prishtinën

Ligji për Prishtinën u miratua nga deputetët e Kuvendit të Kosovës më 17 maj 2018, me 61 vota pro dhe 1 abstenim.


Ky Ligj, po ashtu, njeh edhe Prizrenin si kryeqytet historik të Kosovës.

Pas nënshkrimit të Ligjit për Kryeqytetin nga ana e kryeparlamentarit Kadri Veseli, ai duhet të dekretohet edhe nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në afat prej 8 ditësh, për t’u shpallur më pas në Gazetën Zyrtare që nënkupton edhe hyrjen e tij në fuqi. /Telegrafi/