LAJMI I FUNDIT:

Challandes: Ndeshje vëllazërore, mendoj për Ligën e Kombeve

Challandes: Ndeshje vëllazërore, mendoj për Ligën e Kombeve

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, në konferencën për shtyp ndeshjes me Shqipërinë tha se do të jetë një ndeshje vëllazërore dhe me emocione.

Ai këto ndeshje i shes si përgatitje për Ligën e Kombeve.


“Është një ndeshje e veçantë, sepse është brenda familjes, vëllai i vogël përballë vëllait të madh. Do të luajmë me një skuadër të fortë dhe për ne është shumë e rëndësishme për përgatitjet për Nations League.”

“Shqipëria është me shumë përvojë, ka marrë pjesë në Evropian. Ne do të mësojmë shumë në këtë miqësore, sigurisht nëse do të kemi motivimin e duhur përballë një kundërshtari të fortë. Mavraj ndoshta ka më shumë ndeshje ndërkombëtare sesa e gjithë skuadra ime, përjashtojmë në këtë rast Ujkanin. Do të jetë një sfidë e madhe për ne.”

????????????????????????????????????

“Valon Berisha apo Paçarada, Kryeziu dhe Voca… janë mungesa që më hapin probleme, por do t’i zëvendësojmë me lojtarë cilësorë të U-21. Duhet t’u japim eksperiencë lojtarëve të rinj, është një test shumë i rëndësishëm për të ardhmen”.

“E di që njerëzit në Shqipëri dhe Kosovë duan vetëm fitore, por si trajner duhet të mendoj përtej fitores, pra për të ardhmen. Kjo miqësore është zgjidhja më e mirë për të aktivizuar lojtarë të rinj.”

“Konkurrenca me Shqipërinë është një problem i vogël për mua. Panucci i Shqipërisë kërkon lojtarët më të mirë, edhe po ashtu për Kosovën, kjo është e natyrshme. Për mua si trajner i Kosovës është me rëndësi të bëj gjithçka për të bindur lojtarët që të luajnë për Kosovën. Panucci vepron në të njëjtën mënyrë, pra që talentet të pranojnë të luajnë për Shqipërinë”.

Challandes debutoi me fitore te Kosova

Në krah të trajnerit Challandes u shfaq kapiteni Samir Ujkani, për të cilin kjo përballje në Zvicër mbetet emocionuese.

“Jemi përgatitur shumë mirë. Ka për të qenë ndeshje e rëndësishme, sepse luajmë kundër vëllezërve tanë”.

“Ka për të qenë shumë emocionuese. Tashmë që luajmë edhe në Diasporë është edhe më bukur. Po përgatitemi për ndeshjet e shtatorit”, deklaroi ai. /Supersport/  

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Barcelona ishte e para që e uroi Real Madridin, por tifozët madrilenët po e tallin dhe e kanë emëruar rivalin si “FC Urimi”

Barcelona ishte e para që e uroi Real Madridin, por tifozët madrilenët po e tallin dhe e kanë emëruar rivalin si “FC Urimi”

La Liga
Rezultatet dhe renditja pas javës së 32-të në Superligën e Kosovës: Kryesuesit nuk gabojnë, Fushë Kosova përshëndetet nga elita

Rezultatet dhe renditja pas javës së 32-të në Superligën e Kosovës: Kryesuesit nuk gabojnë, Fushë Kosova përshëndetet nga elita

Superliga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Kalo në kategori