Në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, Kosova nuk mund të bëj kompromise, të cilat do të mund ta dëmtonin vet shtetin dhe tërësinë territoriale, vlerësojnë përfaqësues të institucioneve të vendit, të partive politike dhe të shoqërisë civile.
Përderisa tashmë është paralajmëruar se të dyja vendet, Kosova dhe Serbia, do të duhet të hyjnë në fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ditë më parë ka deklaruar se për Kosovën, dialogu nuk ka alternativë.
Presidenti Thaçi ka theksuar se “do të punojmë për kompromis dhe do të arrijmë marrëveshjen përfundimtare që për Kosovën nënkupton anëtarësim në Kombet e Bashkuara dhe njohje reciproke”.
Por, a mund të bëj Kosova kompromise të reja në dialogun me Serbinë?
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, nga Partia Demokratike e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se deklarata e presidentit Thaçi, flet për atë që procesi i dialogut me Serbinë mund të jetë i vështirë dhe me të panjohura, e sidomos për atë se sa Serbia do të jetë në gjendje që ta njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe se a do të mundësojë Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara që Kosova të jetë pjesë e Kombeve të bashkuara.
“Aty flitet më shumë për një proces të vështirë, se sa që ka një formulim, i cili folë me terma të kompromisit. Unë mendoj që Kosova e ka përmbushur çdo kërkesë që ka pasur komuniteti serb në Kosovë. Ne nuk jemi të interesuar që të ndodhë as ndarja e brendshme përmes një entiteti territorial serb në Republikën e Kosovës, por as mos ta kemi një situatë ku ne do të duhej të hyjmë në një qasje ku vazhdimisht Beogradi dhe (presidenti i Serbisë, Aleksandar) Vuçiq kërkojnë shpërblime për vendimin e mundshëm që mund ta marrin ata që ta njohin Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur”, tha Hoxhaj.
Agim Veliu, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, thekson që Kosova deri më tash ka bërë mjaft kompromise dhe nëse kërkohen kompromise të reja që mund ta dëmtojnë funksionalitetin e shtetit, të tillat do të ishin të papranueshme.
“Unë mund ta kuptoj që çdo dialog është i vështirë e posaçërisht dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është i vështirë dhe i rëndë që të përfundojë. Mirëpo, për sa i përket kompromiseve, unë mendoj që Kosova nuk ka më se çka të bëj kompromise, sepse ka bërë mjaft. Pakoja e Ahtisaarit është njëfarë kompromisi më vete. Kështu që, unë nuk mendoj që Kosova ka më hapësirë për kompromis”, u shpreh Veliu.
Jeta Krasniqi, analiste nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se përmes procesit të dialogut, Kosova duhet t’i përmbyllin të gjitha problemet me Serbinë, ta largojë prezencën e saj nga vendi, si dhe të bëj integrimin sa më të mirë të serbëve të Kosovës në jetën institucionale dhe shoqërore. Por, sipas saj, në kuadër të këtij procesi, asnjë kompromis që do ta cenonte integritetin territorial të Kosovës, sovranitetin e saj, si dhe funksionimin e brendshëm si shtet unitar, nuk duhet të lejohet të ndodhë.
“Asgjë që cenon funksionimin e shtetit të Kosovës, nuk duhet të lejohet. Çka nëse arrihet (ndonjë kompromis), atëherë ne si shoqëri civile do të jemi kundër kompromiseve që cenojnë funksionimin unitar të shtetit të Kosovës apo që cenojnë integritetin territorial të shtetit të Kosovës. Por, besoj që as partitë, të cilat janë edhe të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, pasi që duhet, siç e dimë, dy të tretat e votave, për tu ratifikuar një marrëveshje në Kuvendin e Kosovës”, theksoi Krasniqi.
Sidoqoftë, fundi i procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pritet të përmbyllet me një marrëveshje ligjërisht obliguese për palët. Presidenti Thaçi, ka theksuar se kërkesa e Bashkimit Evropian, për të dy palët, është “që t’i mbyllin të gjitha çështjet e hapura”. /rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj