Shefja e zyrës së BE-së Natalya Apostolova është takuar sot në Prizren me kryetarin e komunës Mytaher Haskuka.
Apostolova është shprehur e kënaqur me punën që është duke kryer kryetari Haskuka në sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.
“Është kënaqësi të jem në Prizren sot, qytetin e Dokufestit, qytet që është shembull i mirë i multietnicitetit në Kosovë dhe rajon, dhe qytet me potenciale të bukurisë dhe turizmit. Isha dje në rajon, në malin e Sharrit dhe isha e mahnitur me bukurinë dhe potencialin e turizmit që ka ky rajon. Sapo takova kryetarin e komunës me të cilin patëm diskutime të mira dhe kam kuptuar sfidat dhe përgjegjësitë e tij për punën që ka.
Kemi folur për disa tema për të pasur bashkëpunim dhe kemi parë mundësitë për të bashkëpunuar më shumë në Prizren dhe rajon. Jam e kënaqur me përkushtimin e kryetarit për të respektuar sundimin e ligjit në Prizren dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore, pasi kjo është vlerë bazike dhe e fuqishme evropiane”, tha Apostolova.
Ajo ka përkujtuar se BE ka investuar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe ruajtjen e saj përmes projekteve të ndryshme, duke mbështetur zhvillimet pozitive për Prizrenin, ndërsa tha se ka nevojë për progres.
Kryetari i komunës së Prizrenit tha se ndihet mirë që sot përfaqësues të BE-së po e vizitojnë këtë komunë pasi që sipas tij është krijuar një vakuum 6 vjeqar i një mos bashkëpunimi në mes të komunës dhe Bashkimit Evropian që është në Kosovë.
Mysafires së BE-së Haskuka tha se i ka treguar për pikat e qeverisjes së tij që sipas tij përputhen me prioritetet e BE-së siç janë një komunë e hapur dhe transparente ku siç tha ai edhe shoqëria civile është pjesë e vendimmarrjes.
Para Apostolovës, Haskuka tregoi se në përzgjedhjen e drejtorëve të shkollave do të marrin pjesë edhe shoqëria civile, mediat dhe sindikata.
“Ka qenë një takim pune shumë i mirë ku diskutuam për shumë tema të ndryshme që prekin komunën e Prizrenit dhe probleme që i ka komuna, biseduam se si t’i tejkalojmë ato bashkërisht por edhe për projekte të ndryshme në të ardhmen, të cilat mund të bëhen bashkë me Bashkimin Evropian”, tha Haskuka.
Ai ka përmendur nënshkrimin që është bërë sot për Qendrën Historike të Prizrenit si dhe nevojën për ndërtimin e një shkolle të re e që pret përkrahjen edhe të BE-së për ta ndërtuar atë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos