LAJMI I FUNDIT:

AKS përpjekje për ta përputhur shëndetësinë më sistemin e Serbisë

AKS përpjekje për ta përputhur shëndetësinë më sistemin e Serbisë

Ekipi menaxhues për themelimin e Bashkësisë së Komunave Serbe javën e kaluar ka vazhduar me bisedimet me përfaqësuesit e institucioneve shëndetësore dhe të barnatoreve që janë aktive në komunat me shumicën serbe.

Ky ekip përmes një kumtese për media ka bërë të ditur se në takimin e sotëm u diskutua për mënyrat për krijimin e një sistem plotësisht funksional shëndetësor nën patronazhin e Bashkësisë së Komunave Serbe që do të jetë në gjendje të garantojë nivelin më të lartë të shërbimeve mjekësore.

“Sipas përfaqësuesve të institucioneve shëndetësore, e vetmja garanci për ekzistencën e një sistemi të tillë është mbështetja e saj të vazhdueshme në sistemin shëndetësor në Serbinë qendrore, me të cilin tashme është lidhur në një tërësi organike të fortë dhe të pathyeshme. Sipas përfaqësuesit e institucioneve shëndetësore, Bashkësia e komunave serbe ndër të tjera duhet të sigurojë qarkullimin e papenguar të pajisjeve mjekësore dhe ilaçe për të garantuar stabilitetin e sistemit”, thuhet në njoftim ndër tjerash, përcjell KosovaPress.


Në takimin ishin të pranishëm përfaqësuesit e Qendrës Klinike dhe Spitalore të Prishtinës, Qendrës Shëndetësore të Gjilanit, Qendrës Shëndetësore të Mitrovicës së Kosovës, Qendrës Shëndetësore të Pejës dhe të Barnatores në Mitrovica e Kosovës.