LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Serbia dëshiron ta fshehë të vërtetën për rastin e Ivanoviqit

Hoxhaj: Serbia dëshiron ta fshehë të vërtetën për rastin e Ivanoviqit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se katër muaj pas vrasjes së politikanit të Kosovës Oliver Ivanoviq, Serbia vazhdon të refuzojë bashkëpunimin me Kosovën.

Kjo sipas zëvendëskryeministrit Hoxhaj po ndodh sepse Serbia dëshiron ta fshehë të vërtetën dhe ta pengojë drejtësinë.

“Vrasja e Ivanoviqit ka rrënjët në politikën destruktive të Serbisë dhe përgjigjet për të fshihen në Beograd”, ka shkruar Hoxhaj më një postim në Twitter.


Reagimi i Hoxhajt vjen pas deklaratave të ministrit të Punëve të Brendshme të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, se vendi i tij është i interesuar të zbardhë vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq, i vrarë në veri të Mitrovicës, por sipas tij nuk ka interesim për një gjë të tillë edhe nga pala kosovare.

Serbia e pakënaqur me Policinë e Kosovës, kërkon nga EULEX-i të hetojë vrasjen e Ivanoviqit
Lexo po ashtu Serbia e pakënaqur me Policinë e Kosovës, kërkon nga EULEX-i të hetojë vrasjen e Ivanoviqit

Ai tha se nuk ka shkëmbim të informacioneve për rastin e vrasjes së Ivanoviq dhe i bëri thirrje EULEX-it që seriozisht të përfshihet në zgjidhjen e këtij rast.

“Kur nuk ka hetime, rezultate, xhirime, shkëmbim të informacioneve, nuk ka asgjë dhe duket se nuk ekziston vullneti nga ana tjetër”, u shpreh Stefanoviq. /Telegrafi/