LAJMI I FUNDIT:

176 gjoba për mungesë të ulëses së fëmijës në makinë

176 gjoba për mungesë të ulëses së fëmijës në makinë
Foto: Arkiv

Aksidentet mbesin një nga vendet ku shumë qytetarë të Kosovës humbin jetën.

Por me ligjin e ri për komunikacion, vozitësit duhet të kenë në automjete edhe karriget për fëmijë. Madje nga janari e deri në prill, për mungesë të karrigeve për fëmijë në automjete, janë shqiptuar 176 gjoba.

Prej janarit të këtij viti, kur dhe nisi zbatimi i ligjit të ri të trafikun rrugor për kundërvajtjeje, është rritur ndjeshëm vetëdijesimi për pajisjen me ulëse përkatëse për fëmijë në automjete.


Këtë e thonë zyrtarë policorë, por dhe pronarë të dyqaneve që shesin produkte të tilla. Shitja e këtyre karrigeve është dyfishuar në disa nga dyqanet e kryeqytetit. Në bazë të ligjit për rregullat e trafikut rrugor, fëmijët nën moshën 12 vjeçare duhet të jenë të siguruar me ulëse të sigurisë për fëmijë.

Në rast se shoferi i mjetit nuk ka ulëse të sigurisë për fëmijë, dënohet për kundërvajtje me gjobë 100 deri 300 euro.

Nga janari deri në prill të këtij viti janë shqiptuar gjithsej 118743 gjoba për kundërvajtje të ndryshme, për mos vendosje të rripit të sigurisë janë shqiptuar 15897 gjoba, ndërsa për ulëse të sigurisë për fëmijë janë shqiptuar 176 gjoba nga të cilat 32 gjoba ka shqiptuar policia e rajonit të Prishtinës.

Sipas policisë, mungesa e karriges speciale për fëmijë dhe mos-vendosja e rripit të sigurisë, mund të jetë fatale për ta.

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje

Ahmeti: Nënshkruam marrëveshje "xhentëllmenësh", por VLEN-i nuk e mbajtën fjalën

Lajme
Kalo në kategori