LAJMI I FUNDIT:

Gjini: Gjakova do të marrë pamje krejt tjetër

Gjini: Gjakova do të marrë pamje krejt tjetër

Kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka deklaruar se më 20 qershor do të fillojnë punimet në kolektorin për ujëra të zeza, derisa theksoi se në përfundim është projekti për parkun e qytetit.

I pari i  Gjakovës në një intervistë për KosovaPress, tha se këtij qyteti i kanë munguar idetë dhe projekte konkrete, pasi që qeverisjet e kaluara më shumë janë fokusuar në riparim të gjendjes.

“Është punuar në Gjakovë nuk ka qenë zero. Edhe qeveritë paraprake të gjitha janë angazhuar, kanë punuar aq sa kanë mundur. Për bindjen time mundet mos me qenë ashtu, ose dikush mos me u pajtuar. Ka pas pak vizion për me nxjerr Gjakovën në një dritë tjetër, më tepër ka pasur insistim për me riparuar, jo vetëm me riparuar atë që ka ndodhur në luftë por me riparuar pa ndonjë projekt të ri, pa ndonjë ide të re, dhe kjo besoj i ka munguar Gjakovës. Unë i kam disa ide të reja. I kam shpalosur në fushatë tani po punoj, disa veç kanë filluar me u implementu”, u shpreh Gjini.


Me qëllim të përmirësimit të nivelit të arsimit në këtë qytet, Gjini thotë se kanë themeluar Këshillin Komunal për Arsim, i cili javën që vjen do mbajë takimin e parë konsultativ.

Përveç planeve në fushën e arsimit, me marrjen e mandatit si kryetari i komunës së Gjakovës, Ardian Gjini është duke punuar që të përmirësohet edhe infrastruktura rrugore.

Ai i ka shpalosur disa nga projektet e tyre infrastrukturore që prekin direkt jetën e gjakovarëve.

“Sivjet praktikisht në prokurim është një pjesë e qarkoresh që është dalja për Prizren, po shpresojmë që Ministria e Infrastrukturës e cila është zotuar, ministri Lekaj është zotuar do ta nisim edhe daljen për Prishtinë. Daljen për Pejë nuk mund ta nisim tash për shkak se sivjet diku rreth datës 19 apo 20 qershor fillojnë punimet në kolektorin kryesor të ujërave të zeza, dhe nuk po shpenzojmë mjete që ta rirregullojmë prapë atë rrugë, kështu që duhet të pret derisa të kryhet kolektori. Projekte të mëdha infrastrukturore ka mjaftë, projekti i lumit Krena, i cili njëri ndër projektet të mija më të dashura fillon sivjet është kryer projekti besoj që një apo dy ditë edhe fillon prokurimi. Sivjet do të fillojë të implementohet, do të zgjas tri vjet sepse është projekt i madh, mirëpo sivjet do të kryhet segmenti i parë, kjo është të paktën planifikimi. Rruga për në majë të kurorës besoj që për një ose dy ditë. Kështu më është premtua prej kompanisë, do të kryhet projekti i plotë dhe pas projektit menjëherë do të gjejmë fonde çoftë komunale, qoftë të Qeverisë që edhe ai projekt të ec. E njëjta gjë po ndodhë me parkun e madh të qytetit, është gati, me përfunduar projekti edhe menjëherë do të prokurohet edhe parku do të marrë pamje krejt tjetër, qyteti do të marrë pamje krejt tjetër,” u shpreh i pari i Gjakovës.

Sipas tij, përmes këtyre investimeve po mundohen që të krijojnë sa më shumë hapësira rekreative për qytetarët e Gjakovës.

Gjini po ashtu tha se janë duke punuar që edhe skemat e mbështetjes sociale të jenë më produktive me qëllim që më shumë njerëz në nevojë të përfitojnë nga to.

Në aspektin kulturor i pari i Gjakovës tha se janë dukei përkrahur klubet sportive, si dhe janë duke organizuar festivale të cilat do e kthejnë gjallërinë në këtë qytet./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit

Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit

Kronika e Zezë
Përplasjet për doracakët

Përplasjet për doracakët "Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues", tri komunat që udhëhiqen nga opozita ndalojnë përdorimin e tyre

Lajme
Doracakët për edukimin seksual - LVV, Abdixhikut: E keni goditur veten - kështu ndodhë kur preokupim nuk i keni fëmijët, por goditjen ndaj Qeverisë

Doracakët për edukimin seksual - LVV, Abdixhikut: E keni goditur veten - kështu ndodhë kur preokupim nuk i keni fëmijët, por goditjen ndaj Qeverisë

Lajme
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
KOMF: Nuk duhet të lejojmë asnjë lëvizje që synon largimin e edukatës seksuale nga shkollat tona

KOMF: Nuk duhet të lejojmë asnjë lëvizje që synon largimin e edukatës seksuale nga shkollat tona

Arsim
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Lajme
Kalo në kategori