Bordi aktual, që po proklamon mundësinë e shpëtimit të Telekomit të Kosovës nga falimentimi, po konsiderohet jo profesionist dhe jo adekuat nga njohës të ekonomisë, sipas të cilëve ka qëllimin e vetëm për përmbysur tërësisht dhe shkatërruar komplet PTK-në.
Arton Demhasaj, drejtor në organizatën “Çohu” thotë për KosovaPress se nuk pritet të shpëtohet Telekomi me këtë bord aktual, për faktin e emrave në atë bord, ku pjesa më e madhe e tyre përsëri janë me të kaluar politike.
Ai ka marrë shembull kryesuesen e bordit të Telekomit, Besa Shatri-Berisha.
Sipas Arton Demhasajt, kryesuesja e bordit të Telekomit është me punë edhe në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) dhe, sipas tij, një punëtore e KEK-ut nuk mund ta shpëtojë Telekomin nga bankrotimi, sepse nuk e ka kualifikimin adekuat për telekom dhe përvojën e duhur për këtë fushë.
“Jo vetëm që po emërohen njerëz politik në borde, por po emërohen dhe njerëz jo profesionist në masë të madhe, e që dy herë po ndikon që ndërmarrja të shkatërrohet. Kështu që edhe në rastin konkret (në Telekom), në momentin kur vjen një punëtore e KEK-ut, që e ka një punë atje, që nuk është punë menaxheriale dhe nuk është profesioniste çfarë po e kërkon Bordi i PTK-së, atëherë nuk mund të presim që kjo ndërmarrje të kthjellet, të zhvillohet dhe të ecë tutje… Mundem me nxjerr përfundimin se nuk është qëllimi për me shpëtuar këtë ndërmarrje, por qëllimi është me përmbysur tërësisht dhe me shkatërruar komplet”, ka theksuar Demhasaj.
Demhasaj ka thënë se në Telekom ka probleme të mëdha me kontratat, me procesin e tentim privatizimit dhe me paditë që janë bërë nëpër gjykatat e arbitrazhit.
“Tash i dimi problemet që i ka kjo ndërmarrje edhe me kontratat, me procesin e tentim privatizimit dhe me paditë që janë bërë nëpër gjykatat e arbitrazhit. Andaj, kjo është një barrë e madhe për këtë kompani, por ndoshta një bord pak më profesionist po ashtu edhe jo politik që nuk i shërben politikë dhe i shërben ndërmarrjes, ndoshta kishin me u krijuar shpresa që kjo ndërmarrje mundet me shpëtuar me një kohë më të gjatë”, deklaroi ai.
Ndërsa, edhe analisti i ekonomisë Jakup Bellaqa ka thënë për KosovaPress se Bordi aktual i Telekomit nuk e ka përgatitjen profesionale, si dhe i mungon përvoja menaxherjale paraprake për të gjetur një zgjidhje të duhur për këtë ndërmarrje publike, dikur më profitabile në vend.
“Dyshoj që mund ta shpëtoj ky Bord këtë kompani që në të kaluarën ka qenë shumë profitabile, unë vlerësoj se gjasat janë të vogla që personat jo profesionit ta shpëtojnë Telekomin, dhe nuk mund ta shpejtojnë një kompani të madhe, sepse duhet edhe politika menagjeriale të mëdha dhe strategjike. Bordi duhet të gjejë politika produktive dhe të suksesshme për të dalë nga kjo situatë”, ka thënë Bellaqa.
Këta janë anëtarët e Bordit të Telekomit:
1. Besa Shatri Berisha, kontabiliste në KEK
2. Skënder Hoti, ish-punonjës në Telekom
3. Sead Ujkani, profesor në Fakultetin e Ekonomik në UP
4. Osman Ejupi, ish kryetar i bordi të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës dhe ish-dekan në Kolegjin Viktori
5. Suzana Andjelkoviq, ish anëtare bordi në Autoritetin e Konkurrencës dhe
6. Fidel Krasniqi, asistent mësimor në Universitetin e Prishtinës – Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, i cili ka studiuar Menaxhim në Universitetin e Prishtinës – Fakulteti i Ekonomisë.
Ky bord është emëruar në Telekom nga Qeveria e Kosovës në mars të këtij viti. Telekomi i Kosovës dhe Posta e Kosovës janë menaxhuar edhe me herët nga politika dhe jo profesionalizmi. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Jetoni si sheik në bregdetin shqiptar
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova