LAJMI I FUNDIT:

Welt: Me Zgjidhjen e emrit, Maqedonia të fillojë negociatat (VIDEO)

Welt: Me Zgjidhjen e emrit, Maqedonia të fillojë negociatat (VIDEO)

Maqedonia dhe Shqipëria presin që në qershor të marrin datë për fillim të negociatave qasëse drejt Bashkim Evropian. Pas raportit të progresit të KE-së, ku për dy vendet u tha se është bërë përparim dhe Komisioni propozoi rekomandim për hapje të negociatave, Këshilli Evropian në fund të muajit qershor duhet të sjell vendim nëse do t’u jep dy vendeve dritë jeshile për hapje të negociatave ose jo.

Ndërsa, kjo çështje duket se nuk është aktuale vetëm në Maqedoni dhe Shqipëri, por edhe në shtetet e fuqishme të Bashkimit Evropian, ku kanë shprehur qëndrime të kundërta rreth kësaj.

Gazeta gjermane “Velt” së fundmi ka dal më një analizë duke thënë se kjo temë është pikante për koalicionin qeveritar gjerman, brenda së cilit ka qëndrime të ndryshme rreth hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë.


Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane në Bundestag, Gunter Krihbaum, i cili vjen nga partia konservative e Merkelit, thotë se pas zgjidhje së kontestit të emrit, Maqedonisë duhet t’i jepet shansa për fillim të negociatave qasëse.

Gunter Krihbaum

“Edhe në këtë rast ka shumë punë për t’u bërë, por pas zgjidhjes së kontestit shumëvjeçar të emrit me Greqinë dhe bllokadës së saj, ne duhet t’i shfrytëzojmë tani dyert e hapura dhe të themi një ‘po’ të kushtëzuar”.

Por, ai nuk ka të njëtin mendim edhe për Shqipërinë, duke thënë se hapja e negocitave me këtë vend do të ishte shumë herët në këtë moment, pasi ka shumë punë për t’u bërë në fushën e luftës kundër korrupcionit dhe krimit të organizuar.

Gunter Krihbaum

“Në këtë moment jam kundër hapjes së negociatave qasëse me Shqipërinë. Shqipëria ka hapur rrugën për një numër të madh të refrmave në fushën e gjyqësorit, por ato duhet fillimisht të zbatohen. Ajo vlen posaçërisht për luftën kundër korrupcionit dhe krimit të organizuar, të cilat shumë herë mbërrijnë deri te qarqet më të larta të Qeverisë”.

Ndërsa, socialdemokrati Aksel Shefer, politikani që merret me çështje evropiane dhe është pjesë e koalicionit qeveritar, thotë se Këshilli Evropian tani duhet t’i jep dritë jeshile hapjes së negociatave. Sipas tij, negociatat qasëse do të jenë proces i gjatë, por qëllimi është anëtarësimi, andaj ka shtuar se nëse nuk i jepet kjo shansë Shqipërisë dhe Maqedonisë, fuqi të tjera të mëdha do të shrytëzojnë rastin e tyre dhe do të shtrijnë ndikimin e tyre tek ata.

Nga ana tjetër, presidenti francez, Emanuel Makron, gjatë Samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, që u mbajt më 17 dhe 18 maj në Sofje, u shpreh kundër zgjerimit të BE-së për të përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor pa zbatim të reformave të vërteta dhe afatgjate, të cilat duhet të përmirësojnë thellësisht funksionimin e Unionit. Ai tha se gjatë 15 viteve të fundit, çdoherë kur është menduar zgjerimi i BE-së, ajo ka dobësuar Evropën. /Shenja/

https://www.youtube.com/watch?v=zEhJAEEm8hA

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori