LAJMI I FUNDIT:

Ferizaj përfiton donacion dy autoambulanca me pajisje mjekësore

Ferizaj përfiton donacion dy autoambulanca me pajisje mjekësore

Paraditen e sotme, kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i shoqëruar edhe nga drejtori i shëndetësisë dhe mirëqenies sociale Besnik Berisha dhe drejtori i QKM-së, Asllan Bajrami, ka pritur në takim përfaqësuesit e Ekipit të Urgjencave të Spitalit nga Zvicra.

Me këtë rast është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit për dhurimin e dy autoambulancave të tipit “FW” dhe me pajisje mjekësore për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.


Sipas njoftimit për media të Komunës së Ferizajt, kryetari  Agim Aliu falënderoi donatorët nga Zvicra, çiftin Martin e Suzan Hofer për donacionin e dhënë për shëndetësinë ferizajase, duke u shprehur se ndihmesa të tilla janë të rëndësishme për të rritur efikasitetin e punës si dhe shpejtësinë në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët ferizajas.

Ndërsa drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Besnik Berisha përkitazi me këtë donacion  ka thënë se ësht ëplotësuar një nevojë që ka pasur shëndetësia në Ferizaj.

“Sot jemi këtu për të pranuar një donacion nga Zvicra, dy autoambulanca me të gjitha pajisjet e nevojshme që i përkasin emergjencës. Ato kanë një vlerë shumë të madhe dhe e falënderoj shumë mikun tonë zviceran dhe bashkëqytetarin tonë Sami Bajrami që ka marr iniciativën për këto dy autoambulanca”, tha Berisha.

Në anën tjetër, Asllan Bajrami, Drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj tha se ky donacion është tepër i nevojshëm për pacientët eventual.

Donatori i këtyre dy autoambulancave, Drejtori i Ekipit të Urgjencave në F.M.I, Martin Hofer tha se ndihet i kënaqur me pritjen nga Kryetari i Komunës, Agim Aliu dhe drejtorët komunal, kurse për dhurimin e dy autoambulancave me pajisje mjekësore u shpreh se janë një dhuratë për banorët e këtij qyteti dhe institucionet shëndetësore për të mundësuar shërbime profesionale dhe reagim të shpejt në rastet emergjente. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori