LAJMI I FUNDIT:

Limaj: Kosova dhe Shqipëria i kanë borxh arbëreshëve të Italisë për ruajtjen e identitetit

Limaj: Kosova dhe Shqipëria i kanë borxh arbëreshëve të Italisë për ruajtjen e identitetit

Kosova dhe Shqipëria i kanë borxh arbëreshëve të Italisë për ruajtjen e identitetit, historisë, gjuhës dhe zakoneve tjera shqiptare, ka thënë zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj në një takim të organizuar nga komuniteti arbëresh në Itali.

Limaj, në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka shkruar se arbëreshët nuk hoqën dorë asnjëherë nga identiteti i tyre kombëtarë dhe me xhelozi e ruajtën traditën dhe kulturën shqiptare.

“Shqipëria dhe Kosova duhet të angazhohen për të ndihmuar arbëreshet në ruajtjën dhe zhvillimin e këtyre vlerave”, ka shkruar ndër të tjera Limaj.


Postimi i plotë i Limajt:

Ishte kënaqësi që në jubileun e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, në vendlindjen e Jeronim de Radës dhe Zef Serembes, bashkë me ministrat Dardan Gashi e Pandeli Majko, të marrim pjesë në një tubim të organizuar nga komuniteti arbëresh në Itali.

Kosova dhe Shqipëria u kanë borxh arbëreshëve për ruajtjen me fanatizëm të identitetit, historisë, gjuhës dhe zakoneve tjera arbëreshe për qindra vjet.

Shqipëria dhe Kosova duhet të angazhohen që t’u ndihmojnë arbëreshëve në ruajtjen e këtyre vlerave.

Arbëreshët i ftuam që sa më shpejt ta viztojnë Kosovën për ta thelluar bashkëpunimin në të gjitha fushat. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka lënë Kosovën në terr diplomatik, nën sanksione - nuk iu beson më askush

Politikë
Kalo në kategori