LAJMI I FUNDIT:

Tesla Model X “refuzon të rrotullohet” sikur makinat tjera SUV (Video)

Tesla Model X “refuzon të rrotullohet” sikur makinat tjera SUV (Video)

Shumica e makinave SUV rrotullohen gjatë aksidenteve, por jo edhe Tesla Model X

Për shkak të qendrës së gravitetit dhe dizajnit të rëndë, makinat SUV përfundojnë të rrotulluara gjatë aksidenteve, transmeton Telegrafi.

Por, kjo nuk ndodhë me Tesla Model X.


Autoriteti amerikan që merret me sigurinë e veturave në trafik, pas simulimit të aksidentit, i ka dhënë pesë yje për të gjitha kategorisë së sigurisë së Model X – përfshirë edhe testin e rrotullimit, që është shumë i rrallë për një SUV.

Videoja e postuar më poshtë, e tregon këtë SUV teksa lëvizë shpejtë mbi binarë dhe bie në një hapësirë me dhe.

Të gjitha makinat e këtij lloji, kanë dështuar në këtë aspekt. Por, kjo Tesla thjeshtë refuzon të rrotullohet dhe në të tri herët, kthehet sërish në rrota.

Çfarë e bën të pamundur rrotullimin e Tesla Model X, janë bateritë e rënda të vendosura në platformën e poshtme, bëjnë që të kthehet mbarë dhe të mos mbetet në tavan. /Telegrafi/