Ministrja në largim e Arsimit dhe Shkencës Renata Deskoska nuk ka zbatuar asnjë prokurim publik sa i takon riparimit ose ndërtimit të objekteve shkollore. Siç mëson jozyrtarisht Alsat, afati për shpalljen dhe firmosjen e tenderëve për riparimin e disa shkollave i cili ka qenë deri në fund të marsit, por nuk është respektuar nga e para e dikasterit të Arsimit. Kjo do të thotë se edhe shtatori i ardhshëm do të mbledhë nxënësit nëpër objektet e vjetëruara e në kushte të rënda higjienike, raste për të cilat Alsat ka informaur shumë herë.
Alsat po ashtu jozyrtarisht mëson se ministrja në largim Deskoska, duke shfrytëzuar të drejtën e saj ligjore, ja ka autorizuar një pjesë të kompetencave në këtë fushë sekretarit shtetëror në ministrinë e Arsimit, Aneta Tërpevskës. Megjithatë javë më parë, Tërpevska është larguar nga ky post. Është e paqartë nëse largimi i Tërpevskës ka të bëjë me faktin se ajo nuk ka përfunduar procedurat e prokurimeve publike në afatin e paraparë. Nga Ministria, për shkak të ditëve të festës, ishin të pakapshëm për të sqaruar gjendjen. Zv/ministri i Arsimit, Arbër Ademi konfirmon shkarkimin e sekretarit që sipas tij ka ndodhur para një periudhe më të gjatë por shton se arsyet e shkarkimit janë të tjera.
Është e vërtetë se para disa javëve një kohë pak më të gjatë nga ana e ministreshës është shkarkuar sekretri shtetëror por me sa jam i informuar, për shkak se është në kompetencë të ministrit të emërojë dhe të shkarkojë sekretarin shtetëror, ka qenë edhe vetë një kërkesë e sekretarit shtetëror, ashtu po them siç jam informuar dhe nuk ka të bëj me diçka të tillë për të cilën ju po e theksoni – deklaroi Arbër Ademi, zv/ministër i Arsimit.
Shumë shkolla fillore dhe të mesme në gjithë vendin përballen me kushte të rënda. Me dështimin e procedurave të tenderimit, atyre as këtë vit nuk do t’u mundësohet riparimi i hapësirave. Ndër shkollat e filmuara nga Alsat për të cilat ministria u zotua se do të riparohen deri në fillimin e vitit të ardhshëm shkollor janë edhe shkolla e Kllukovecit, ajo e Bllacës si dhe shkolla e Vizbegut. Shkolla të tjera për të cilat Alsat disa herë ka sensibilizuar e të cilat ndodhen në gjendje të rëndë janë “Ismail Qemali”, “Hasan Prishtina”, “Imri Elezi”, në Çair, shkolla “Liria” në Tetovë, gjimnazi i Kumanovës “Sami Frashëri”, objekti i vjetër i shkollës fillore “Bajram Shabani”, Shkolla e Mesme Teknike e Kumanovës etj./Alsat-M/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova