LAJMI I FUNDIT:

“Gruevski dhe të tjerët do të marrin vetëm nga një dënim për të gjitha lëndët gjyqësore ku janë të përfshirë” (Video)

“Gruevski dhe të tjerët do të marrin vetëm nga një dënim për të gjitha lëndët gjyqësore ku janë të përfshirë” (Video)

Gjykimi i Nikolla Gruevskit me dy vite burg, në lëndën “Tanku”, hap debatin në lidhje me dënimin e një personi i cili është i përfshirë në disa procese gjyqësore, për lëndë të ndryshme.

Edhe Gjoko Popovski u dënua, por në dy lëndë, me gjithsej 15 vite e gjashtë muaj burg, por a do t’i vuaj të gjitha është çështje diskutabile.


Sipas ish-kryetarit të Gjykatës së Lartë, Dane Iliev, Popovski nuk do t’i vuaj të gjitha vitet, pasi që dënimi më i madh është deri 15 vite.

Iliev thotë për Alsat-M se sipas ligjit, atij do t’i bashkohet dënimi dhe do të vuaj atë dënim që është më i lartë, por kjo nuk mund të përfshij të gjitha dënimet e të gjitha lëndëve.

Kjo do të thotë se Popovski do të vuaj ato vite për lëndën më të rëndë, ku është dënuar më së shumti.

Iliev thotë se edhe në rastin e Gruevskit vlen e njëjta. Ai tashmë u dënua, por dënimi më i rëndë mund të vij nga lënda “Titanik”, ku akuzohet për bashkëpunim kriminal.

Gjykatësi thotë se edhe për Gruevskin do të ketë vetëm një dënim me burg.

Gruevski dhe Popovski kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit. Pas vendimit në Gjykatën e Shkallës së dytë dhe plotfuqishmërinë e aktgjykimit, të dy mund të ankohen te Gjykata e Lartë, por kjo nuk do ta shtyj fillimin e vuajtjes së dënimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
E goditi me thikë pasi viktima refuzoi të merrte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale – arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

E goditi me thikë pasi viktima refuzoi të merrte drogë dhe të kryente marrëdhënie seksuale – arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

Kronika e Zezë
Vazhdojnë kërkimet për nënën me dy fëmijë në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të zbuluar nëse shoqëroheshin nga dikush

Vazhdojnë kërkimet për nënën me dy fëmijë në Shkodër, sekuestrohen kamerat e sigurisë për të zbuluar nëse shoqëroheshin nga dikush

Lajme
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori