Ekonomistët janë të mendimit se konsumatorët e edukuar në aspektin financiar kanë shumë më pak gjasa që të hyjnë në borxh kreditor me kushte të pavolitshme dhe të bien pre e mashtrimeve të ndryshme.
Popullata e Maqedonisë ende ka një edukim të pamjaftueshëm financiar, me qëllim të krijimit të kulturës së mirëfilltë financiare, që u ndihmon të gjitha palëve të interesit për të marrë vendime të duhura mbi bazën e njohurive të mjaftueshme. Produktet e ndryshme financiare, përllogaritja e kamatave, sigurimet vullnetare, fondet e pensioneve, fondet e investimeve, ende pak njihen nga konsumatorët në Maqedoni, shkruan gazeta KOHA.
Kështu thonë analizat e fundit të Bankës Popullore të Maqedonisë dhe me këtë rast sugjerohet që nxiten politika konkrete, projekte dhe aktivitete edukuese për edukim financiar më të madh të popullatës së rritur.
Ekonomistët janë të mendimit se konsumatorët e edukuar në aspektin financiar kanë shumë më pak gjasa që të hyjnë në borxh kreditor me kushte të pavolitshme dhe të bien pre e mashtrimeve të ndryshme.
Por edhe banorët e shteteve fqinje nuk mund të lëvdohen me edukim të kënaqshëm financiar. Në Kroaci, bie fjala, me mijëra qytetarë janë vendosur para problemeve të mëdha për shkak se para 10 vitesh kanë hyrë në borxhe kreditore në valutën zvicerane e cila atëherë kishte kurs të volitshëm, ndërsa disa vite më vonë shtrenjtohet valuta zvicerane karshi kunës kroate.
Kjo ka ndikuar që qytetarëve të zhytur në borxhe t’iu shkakton telashe të mëdha për shkak të rritjes së kostos së pagesës së borxheve ndaj bankave. Përkundër paralajmërimit të Bankës Popullore Kroate se kursi devizor mund të shtrenjtohet jo më shumë se 10 deri 15 për qind, megjithatë qytetarët nuk u treguan të kujdesshëm gjatë hyrjes në borxh, ndërkohë që franga zvicerane në vitet pasuese u shtrenjtua së pari për 10 për qind e më vonë edhe për 30 për qind. Për ta zbutur këtë problem, qeveria Kroate e kryeministrit Zoran Milanoviq megjithatë ndërmori masa me të cilat zbuti kthimin e borxhit të qytetarëve në valutën zvicerane. Probleme të ngjashme janë shkaktuar edhe në Serbinë fqinje.
Ekonomistët thonë se kultura financiare në ditët e sotme përbën një domosdoshmëri për këdo, duke nënkuptuar jo vetëm ritmet e zhvillimit ekonomik, bankar dhe teknologjik, por edhe rëndësinë e peshën që informacioni ka në botën e sotme globale. Një kulturë e tillë ndihmon konsumatorët, prodhuesit dhe investuesit të marrin vendime të goditura financiare dhe, por edhe Bankën Qendrore të arrijë më lehtë objektivin e saj për arritjen dhe ruajtjen e stabilitetit të çmimeve.
“Niveli i edukimit financiar, edukimi i rregullt i qytetarëve ka një ndërlidhje direkte me rritjen e konsumit të shërbimeve financiare, por edhe me sjelljen e vendimeve racionale, të urta dhe të drejta në procesin e blerjes së prodhimeve financiare”, thotë Klime Popovski, kryetar i Këshillit të ekspertëve të Agjencisë për Supervizon të Sigurimit.
Sikundër dihet, Banka Popullore e Maqedonisë javë më parë e prezantoi publikimin “Menaxhimi i mençur me të hollat-udhëzues për financat personale”. Ky udhëzues është i dedikuar për opinionin më të gjerë, me qëllim që në mënyrë të thjeshtë të shpjegojë konceptet dhe nocionet themelore të fushës së menaxhimit me financat personale. Gjatë përgatitjes së tij është mbajtur llogari që ai të jetë i kuptueshëm edhe për gjeneratat më të reja edhe për personat që nuk kanë arsim formal ekonomik. Doracaku ka për qëllim që popullata të informohet në mënyrën më adekuate sesi të menaxhojë me mjetet financiare që të arrijë qëllimet e dëshiruara./koha.mk/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, cenon raportet ndërshtetërore
BDI: Komuniteti ndërkombëtar të reagojë me urgjencë ndaj rrezikut që i kanoset Marrëveshjes së Ohrit nga kjo qeveri
Aksidenti mes trenit dhe veturës në Pejë, vdes gruaja që kishte pësuar lëndime
Dyfishohet numri i të prekurve me HIV në Kosovë, 29 raste të reja për vitin 2024
Detaje nga rrahja në Ranillug ku u përfshi një zyrtar policor
Deputetja e LVV-së: Asociacioni nuk sjell normalizim, duhet nënshkruar marrëveshjen e Brukselit
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën