LAJMI I FUNDIT:

Apple me procesora të ri në iPhone!

Apple me procesora të ri në iPhone!

Çipi i ri i Apple për iPhone-in e ardhshëm është më i vogël se paraardhësit e tij – është gjithashtu tashmë në prodhim, sipas një raporti të ri nga Bloomberg. Partneri i prodhimit të Cupertino, Taiwan Semiconductor Manufacturing Co., njoftohet se ka nisur prodhimin në masë të procesorit 7 nanometër që është krijuar për të qenë më i shpejtë dhe më efikas se dizajni me 10 nanometër (i përdorur për iPhone 8 dhe X).

Kjo do të mundësojë kohë më të shpejtë të ngarkimit të aplikacioneve dhe jetëgjatësi më të lartë të baterisë, të cilat janë të një cilësie që mund t’i bindin blerësit për të marrë një iPhone në vend të një Galaxy S ose ndonjë pajisje tjetër nga konkurrentët e saj.

Duke marrë parasysh ngadalësimin e rritjes së industrisë globale të telefonave të mençur, prodhuesit duhet të krijojnë mënyra për t’i bindur njerëzit që të blejnë një pajisje të re.


Ndërsa Apple mund të jetë prodhuesi i parë i telefonit që përdor procesorin e ri, nuk mund të mbështetet vetëm në çipin, sidomos jo kur Samsung ka ndërmend të përdorë dizajnin e saj 7-nanometër me pajisjet Galaxy të ardhshme. AMD, Qualcomm dhe titanët e tjerë të teknologjisë po punojnë gjithashtu në teknologjitë e veta me 7 nanometer procesorë.