LAJMI I FUNDIT:

‘Askush nuk mund ta rrëzojë urën e Putinit’

‘Askush nuk mund ta rrëzojë urën e Putinit’

Ura e Krimesë është pjesë përbërëse e Rusisë, si dhe e gjithë Krimea, kështu që autoritetet ukrainase nuk duhet të imagjinojnë diçka që kurrë nuk do t’i përkasë.

Kështu ka thënë sot zëvendëskryeministri i qeverisë së Krimesë, Dmitry Polonsky, një ditë pasi një deputet ukrainas paralajmëroi rrëzimin e urës së Vladimir Putin, për të cilin shefi i shtetit rus tha se kishte arritur të bëjë atë që as cari rus nuk ka mundur.

“Krimea ishte, është dhe do të jetë një pjesë e patjetërsueshme e Rusisë dhe, për rrjedhojë, gjithçka që po ndërtohet në territorin e Krimesë është gjithashtu një pjesë e patjetërsueshme e Rusisë. Por kjo nuk do të ndodhë derisa ata vetë të fillojnë të merren me ekonominë e tyre dhe situatën sociale brenda vendit,” tha Polonski.


Sipas tij, Kievi zyrtar po jeton në botën e ëndrrave dhe iluzioneve, duke mos vepruar asgjë për zhvillimin e vendit të tyre.

Deputeti ukrainas Igor Mosijchuk kërcënoi dje se do të shkatërrojnë urën e Krimesë mbi urën e lumit Kerky, pak ditë pas përurimit të saj nga ana e presidentit rus Vladimir Putin.

Krimea është pjesë ukrainase, e cila është aneksuar nga Rusia në vitin 2014, ndërsa ura e përuruar është më e madhja në Evropë prej 19 kilometrash.

Gjatë përurimit të saj, presidenti Putin tha se kishte arritur të bëjë atë që nuk kishte mundur as cari i Rusisë. Por, pak ditë pas kësaj vjen kërcënimi nga Kievi zyrtar i cili urën e ngritur e konsideron si “infrastrukturë armiqësore”.

“Ura Kerky është një infrastrukturë armiqësore. Pse është armiqësore? Pasi ajo lidh territorin e pushtuar me tokën e agresorit. Çdo vend normal në botë që është në luftë për territorin e saj, njerëzit e saj, natyrisht, përpiqet të shkatërrojë infrastrukturën e armikut – urën, stacionin hekurudhor, aeroportin,” tha Mosijchuk.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse ai do të merrte pjesë personalisht në rrëzimin e urës, deputeti ukrainas u përgjigj se ai me siguri do ta kishte bërë këtë sikur të ishte ministër i mbrojtjes.

Ndryshe, pjesa më e madhe e banorëve të Krimesë, 96.77 për qind, ka votuar për bashkimin me Rusinë. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori