LAJMI I FUNDIT:

Capital T thyen rekordin e tij, me 11 këngë në klasifikimin e Top Awards

Capital T thyen rekordin e tij, me 11 këngë në klasifikimin e Top Awards

Capital T duket se ka vetëm një konkurrent dhe ajo është vetja e tij kur bëhet fjalë për publikimin e projekteve të reja muzikore. Reperi i njohur ka arritur të thyejë serish rekordin e tij në klasifikimin e “The Top List”, duke qenë artisti i vetëm me 11 këngë në listë.

Ky rekord më parë mbahej nga vetë ai, i cili duket është i vendosur të mos lejojë askënd që ta mposhtë atë.


Kapoja sapo ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, i cili është një bashkëpunim me Granit Derguti, i titulluar “Take a shot”.

Prodhuar nga dyshja e artistëve dhe njëkohësisht nga Elena Kelmendi, kjo këngë ka marrë menjëherë vëmendjen e publikut shqiptar, duke e bërë atë pjesë të klasifikimit, që në javën e parë të publikimit.

Ndërkohë që ka marrë mjaft komente pozitive nga ana e fansave të dy artistëve, “Take a shot” për këtë javë mban vendin e 82-të.

(Foto: TrueKapo)

Capital T vazhdon të jetë në listë edhe me 10 projekte të tjera muzikore përveç “Take a shot”. Këngët e tij, të cilat për një kohë të gjatë qëndrojnë në listë, njëkohësisht renditen mjaft mirë.

“Pasha jeten”, “Andiamo”, “Pse po ma lun lojen”, “Hatixhe”, “Lejla”, “Across the world”, “Pa Cenzure”, “Numra”, “Gucci” dhe “Ulu” renditen përkatësisht në vendin e 5-të, 17-të, 22-të, 29-të, 36-të, 39-të, 60-të, 83-të, 89-të dhe 95-të. /TCH/

Në trend Magazina

Më shumë

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Moment i sikletshëm për Eglën - Graciano Tagani i hipën sipër dhe e përqafon

Moment i sikletshëm për Eglën - Graciano Tagani i hipën sipër dhe e përqafon

Magazina
Kalo në kategori