LAJMI I FUNDIT:

Nuk mundi ta shuante qiriun, provoi ta hante tortën derisa ishte ende i ndezur (Video)

Nuk mundi ta shuante qiriun, provoi ta hante tortën derisa ishte ende i ndezur (Video)

Fëmija i njohur vetëm si Sawyer nga Shtetet e Bashkuara, deshi ta hante tortën e ditëlindjes derisa qiriu ishte ende i ndezur.

Vogëlushi që mbushi dy vjet, e kishte të pamundur ta shuante flakën, megjithëse merrte frymë thellë, transmeton Telegrafi.


“Kujdes” dëgjohet duke thënë dikush prej familjarëve, teksa ai ishte i padurueshëm dhe deshi ta hante gjithsesi tortën.

Më poshtë mund të shihni momentin komik, teksa në sfond dëgjohen të tjerët duke ia kënduar këngën e ditëlindjes. /Telegrafi/