LAJMI I FUNDIT:

Takimi historik me Kim Jong-un, Trump mendon shtyrjen, për Pompeon ka ende shpresë

Takimi historik me Kim Jong-un, Trump mendon shtyrjen, për Pompeon ka ende shpresë

Takimi historik i planifikuar të mbahet pas 3 javësh mes presidentit amerikan Donald Trump dhe udhëheqësit koreano-verior, Kim Jong-un, u vu në pikëpyetje të martën, pasi shefi i Shtëpisë së Bardhë la të kuptohej se përgatitjet mund të mos përfundonin në kohë.

“Ka një rrezik të madh që gjërat të mos funksionojnë”, deklaroi ai nga Zyra Ovale, ku ndodhej për bisedime delikate me homologun koreano-jugor, Moon Jae-in.

“Kjo nuk do të thotë se nuk kanë për të funksionuar në kohë, por mund të mos arrijnë 12 qershorin”, ishte komenti i Trumpit.


Disa orë më vonë, Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo u përpoq të zbuste situatën e të hidhte një vështrim më praktik mbi takimin.

Kryediplomati amerikan këmbënguli se 12 qershori vazhdon të mbetet një objektiv real.

“Po punojmë në mënyrë që të sigurohemi se do të ketë mirëkuptim të përbashkët mbi çështjet në diskutim, por unë vet jam optimist”, u shpreh ai.

Politikisht, Trump ka investuar shumë në suksesin e takimit. Por, ndërsa data po afrohet, dallimet mes palëve dhe pritshmëritë tejet të larta po bëhen më të qarta.

Suksesi mund të çojë në paqe në gadishullin Korean dhe t’i japë fund kërcënimit për luftë bërthamore. Dështimi mund të shkatërrojë të gjitha shpresat për një zgjidhje paqësore të krizës.

“Nuk dimë nëse do të ketë marrëveshje”, tha Trump. “Unë kam bërë shumë marrëveshje, por nuk i dihet”. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Trump kërcënon Kanadanë me luftë tregtare: Duhet të bëheni shteti ynë i dashur i 51-të

Botë
Protesta masive në Serbi - si tragjedia e stacionit të trenit kërcënon të rrëzojë regjimin e Vuçiqit

Protesta masive në Serbi - si tragjedia e stacionit të trenit kërcënon të rrëzojë regjimin e Vuçiqit

Evropa
Musk dhe donacionet e tij rekord për zgjedhjet e 2024 - sa shpenzoi miliarderi për ta ndihmuar Trumpin drejt fitores?

Musk dhe donacionet e tij rekord për zgjedhjet e 2024 - sa shpenzoi miliarderi për ta ndihmuar Trumpin drejt fitores?

Botë
Arrestohet burri në Londër që goditi në fytyrë kamarierën me pjatën plot ushqim

Arrestohet burri në Londër që goditi në fytyrë kamarierën me pjatën plot ushqim

Evropa
Uebfaqja e USAID-it jashtë funksioni pas urdhrit të Trumpit për ngrirjen e ndihmës së huaj

Uebfaqja e USAID-it jashtë funksioni pas urdhrit të Trumpit për ngrirjen e ndihmës së huaj

Botë
Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite

Për herë të parë pas rënies së Assadit, udhëheqësi i ri sirian viziton Arabinë Saudite

Azia
Kalo në kategori