Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) me anë të një reagimi ka thënë se refuzimi për ndryshimin e Ligjit për Shoqëritë Tregtare nga ana e Kuvendit të Kosovës është shkelur Kushtetuta e vendit.
OAK thotë se imponimi në gjininë e udhëheqësve në Korporata dëmton rëndë biznesin, Kushtetutën dhe është një pengesë direkte në ardhjen e investimeve të huaja në Kosovë dhe rritjen e punësimit.
“Ky votim nga ana e Kuvendit të Kosovës më tepër ngjason me vendime të marra në vende komuniste se sa ato kapitaliste dhe tregtisë së lirë, siç është Republika e Kosovës. Arsyetimi i sponzorizuesve për rivotim se ligje të tilla ekzistojnë në Gjermani, Itali e shtete tjera është plotësisht i paqëndrueshëm dhe me tendencë të drejtpërdrejt të pengimit të investimeve dhe të dëmtimit të korporatave në vend. Në disa shtete mund të ekzistojë ndonjë rekomandim i tillë, por jo detyrim që në fillim 40 për qind e pas dy vjetëve 50 për qind e udhëheqjes së bizneseve private t’i takojnë pjesëtarëve të gjinisë së caktuar”, thuhet në njoftimin e OAK-ut, përcjell Telegrafi.
OAK kërkon nga Kryeministri dhe Qeveria e Kosovës të reagoj dhe ta dërgojë në Kuvendin e Kosovës propozimin për ndryshimin e këtij neni.
Oda e Afarizmit thotë se për dijeni të deputetëve votues të këtij neni, si pasojë e mungesës së ligjeve, mungesës së ofertave të favorshme për investime, mosfunksionimit të gjykatave dhe klimës jo të mirë të të bërit biznes, Kosova vazhdon të mbetet shteti më i varfër në Ballkan me shkallën më të lartë të papunësisë dhe buxhetin më të vogël.
Në fund, OAK njofton se do të i përdorë të gjitha mekanizmat e mundshëm në këtë drejtim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
Vazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?