Kaosi në rrugën e Spitalit të Tetovës ka bërë që më në fund autoritetet e komunës në bashkëpunim me policinë e Tetovës të ndërmarrin hapa për ti dhënë fund këtij problemi që është mjaft akut këtyre ditëve, por që pritet të ketë edhe më tej probleme, shkruan gazeta Koha.
“Në bazë të aksionit për rregullimin dhe vijëzimin e bulevardeve kryesore të qytetit, Sektori për veprimtari komunale dhe mbrojtje të ambientit jetësorë gjatë vikendit ka rregulluar dhe vijëzuar edhe rrugën tek Spitali klinik i qytetit si pjesë e aksionit që do të realizohet në mbarë komunën e Tetovës e që pritet të përfundojë javëve në vazhdim. Me këtë rast janë vijëzuar disa kahje në drejtim të spitalit dhe rruga kryesore, e me këtë rast bëhet lehtësimi i lëvizjes së gjithë qytetarëve por edhe për veturat pasi e njëjta rrugë është një nga më të frekuentuarat në mbarë qytetin”, thotë Arsim Nuredini, udhëheqës i Sektorit për veprimtari komunale dhe mbrojtje të ambientit jetësorë. Ky aksion është bërë në bashkëpunim me policinë dhe sektorëve të saj dhe pritet të ketë efekt pozitiv për të mundësuar komunikacion më efektiv.
“Gjithë aksioni është duke u zhvilluar në rritëm të duhur, ne si sektor jemi duke e ndjekur punën në teren që po realizohet dhe urojmë që të mbarojë në kohë të duhur pasi vijëzimi është një nga rregullat kryesore në realizimin e komunikacionit dhe mos shkaktimit të problemeve në këtë drejtim”, thonë nga Sektori për veprimtari komunale dhe mbrojtje të ambientit jetësorë. Megjithatë, do të ketë ndryshime edhe në regjimin e komunikacionit, sepse njëra rrugë do të jetë e ndaluar për automjete, por që ka qenë e kalueshme deri më tash. Kjo, sipas drejtuesve të këtij sektori, është bërë për shkak të kërkesave edhe të vet qytetarëve dhe institucioneve.
“Për shkak të ngarkesës së madhe të rrugës në drejtim të spitalit, me kërkesë të drejtorisë së Spitalit Klinik të Tetovës dhe në koordinim me Sektorin për Punë të Brendshme në Tetovë, është vendosur që rruga nga hyrja e fundit e spitalit në drejtim të AMCM-së të bëhet njëdrejtimëshe (njëkahëshe) pasi ka qenë e vetmja zgjidhje e ankesave të shumta që janë bërë në drejtimin tonë si komunë”, theksuan nga ky sektor. Ndryshe, javën e kaluar policia ndaloi taksistët që të parkohen para hyrjes së spitalit.
Problemi krijohet në hyrjen kryesore të Spitalit Klinik të Tetovës ku edhe veturat edhe automjetet e Ndihmës së Shpejtë shfrytëzojnë këtë hyrje që shpeshherë krijon kaos në këtë vend. Edhe pse tashmë kjo rrugë është shpallur njëkahëshe, megjithatë edhe gjatë ditës së hënë janë hasur kaos dhe tollovi para hyrjes së spitalit./Koha/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhdukja e nënës me tre fëmijët në Shkodër, policia arreston bashkëshortin - dyshohet të jenë mbytur për shkak të dhunës
Axhanqiq: Unë takohem me Kurtin hapur, të tjerët fshihen
Ulqini gati për sezonin e ri, drejtues të komunës dhe biznesmen flasin për çmimet dhe investimet
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Spahoviq: Nuk mund të pritet qeveri proevropiane nga Vuçiqi, idetë e Millosheviqit janë ende të gjalla
Rrahet anketuesi i regjistrimit të popullsisë, policia arreston tre të dyshuarit në Pejë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak