LAJMI I FUNDIT:

Anëtari i partisë së Putinit filmohet duke goditur shuplakë nxënësin, përdoruesit e rrjeteve sociale përkrahin veprimin e tij (Video)

Anëtari i partisë së Putinit filmohet duke goditur shuplakë nxënësin, përdoruesit e rrjeteve sociale përkrahin veprimin e tij (Video)

Një politikan nga partia e presidentit rus Vladimir Putin, është duartrokitur nga përdoruesit e rrjeteve sociale për veprimin e bërë – ai u filmua duke goditur shuplakë një nxënës i cili e kishte fyer.

Andrey Odintsov, deputet nga Lesnoy, kishte vizituar stadiumin e një shkolle të mesme në Eldigino në Pushkin të Moskës, kur dy nxënës po bënin zhurmë nga karriget e stadiumit, derisa ai po vëzhgonte nga afër punimet e kompanisë kontraktore, transmeton Telegrafi.

I zhgënjyer për mosrespektin e treguar nga nxënësit, Odintsov që ka shiritin e zi në karate sikurse presidenti Putin, iu afrua të rinjve dhe pa u menduar dy herë e goditi shuplakë në fytyrë njërin prej tyre.


Ata ishin shumë të bindur se Odintsov nuk do ta bëjë një gjë të tillë, pasi mund të përfundoj prapa grilave, megjithatë ai e bëri.

I riu menjëherë e raportoi rastin tek arsimtarët, kurse Odintsov është ftuar në zyrën e drejtorit të shkollës ku është kërkuar nga ai ta shpjegoj sjelljen e tij në stadium.

Megjithatë, 33-vjeçari ka refuzuar të kërkoj falje për shuplakën e dhënë adoleshentit, duke thënë se “e di se si duhet të trajtoj të rinjtë”.

Sidoqoftë, prindërit e dy nxënësve kanë raportuar rastin edhe në polici dhe planifikojnë të ngritin padi kundër tij, ndërkaq mediat lokale raportojnë se nëse Odintsov dënohet, ai do të detyrohet të paguaj vetëm 30 mijë rublja (361 funte).

Por, është interesant se si përdoruesit e rrjeteve sociale që e kanë parë videon, kanë lavdëruar dhe duartrokitur veprimin e politikanit rus duke thënë: “nëse ata kanë sharë në prezencë të tij, atëherë veprimi i tij arsyetohet”.

Një koment tjetër që ka bërë bujë shumë është: “nuk dyshoj se një i rritur që të bënte diçka të tillë, po të mos kishte arsye të fortë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Nga Prishtina në Cyrih për vetëm 10 minuta? Njihuni me Stargazer, aeroplanin 'hipersonik' që së shpejti mund të transportojë pasagjerë

Nga Prishtina në Cyrih për vetëm 10 minuta? Njihuni me Stargazer, aeroplanin 'hipersonik' që së shpejti mund të transportojë pasagjerë

Botë
Duartrokitje të shumta për Von der Leyen pasi ajo kritikoi Orbanin për “miqësinë me Putinin”, në fjalimin e zjarrtë në Parlamentin Evropian

Duartrokitje të shumta për Von der Leyen pasi ajo kritikoi Orbanin për “miqësinë me Putinin”, në fjalimin e zjarrtë në Parlamentin Evropian

Evropa
Biden e quajti Netanyahun 'gënjeshtar' për sjelljen e tij në Gaza, zbulon libri i ri i gazetarit të njohur amerikan

Biden e quajti Netanyahun 'gënjeshtar' për sjelljen e tij në Gaza, zbulon libri i ri i gazetarit të njohur amerikan

Botë
Banorët e Floridës përballen me 'çështjen e jetës apo vdekjes' ndërsa uragani Milton po afrohet me shpejtësi

Banorët e Floridës përballen me 'çështjen e jetës apo vdekjes' ndërsa uragani Milton po afrohet me shpejtësi

Amerika
'Planet për të goditur Iranin' në agjendë, në bisedën e Biden me kryeministrin izraelit

'Planet për të goditur Iranin' në agjendë, në bisedën e Biden me kryeministrin izraelit

Botë
Përplasje me Netanyahu? Pentagoni thotë se ministri izraelit i mbrojtjes ka shtyrë vizitën në Uashington

Përplasje me Netanyahu? Pentagoni thotë se ministri izraelit i mbrojtjes ka shtyrë vizitën në Uashington

Botë
Kalo në kategori