Në territorin e Komunës së Malishevës është duke vazhduar fushata e dezinsektimit selektiv të zonave endemike, ndërsa procesi i dezinsektimit është duke u monitoruar nga ana e zyrtarëve përgjegjës komunal.
Në njoftimin për media të komunës së Malishevës thuhet se edhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr.Shpëtim Robaj”, është rritur shkalla e gatishmërisë për ofrimin e shërbimeve për rastet e thumbimeve nga rriqrat, të cilët janë edhe bartës të virusit të EHKK.
Fushatën e dezinsektimit, krahas monitorimit të vazhdueshëm të shtabit komunal për luftimin dhe parandalimin e EHKK, sot, e ka parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ku është njoftuar me procesin e realizimit të kësaj fushate, e cila bëhet në kuadër të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e EHKK.
“Po ashtu edhe në QKMF në Malishevë, është rritur gatishmëria nga ana e stafit profesional, të cilët merren me trajtimin e rasteve të thumbuara nga rriqrat. Krahas largimit të rriqrave në mënyrë profesionale, në QKMF, bëhen edhe analizat e personave të thumbuar, dhe për këtë qëllim edhe laboratori, punon me orar të zgjatur, ndërsa regjistrohen edhe të gjitha rastet që paraqiten për trajtim në QKMF”, thuhet në njoftim.
Më tej në komunikatë thuhet se deri më tani nuk është regjistruar asnjë rast i infektimit me virusin e etheve hemorragjike, krime kongo, virus i cili bartet nga rriqrat tek njeriu, andaj, edhe sipas shtabit komunal për menaxhimin e situatës epidemiologjike, situata është nën kontroll dhe nuk ka raste të infektimit.
Malisheva ka hyrë në vitin e pestë që nuk ka raste të vdekjeve nga rriqrat, si dhe në vitin e katërt radhazi, që nuk është regjistruar asnjë rast i infektimit me virusin e EHKK. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
KFOR, EULEX e Policia e Kosovës mbajnë stërvitjen e përbashkët 'Golden Sabre 2024'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje