LAJMI I FUNDIT:

Arta Rama-Hajrizi, rizgjidhet edhe për një mandat në krye të Gjykatës Kushtetuese

Arta Rama-Hajrizi, rizgjidhet edhe për një mandat në krye të Gjykatës Kushtetuese

Arta Rama-Hajrizi, sapo është rizgjedhur kryetare e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, edhe për një mandat të dytë trevjeçar, shkruan Telegrafi.

Ajo para se të zgjidhej kryetare e kësaj gjykate në mandatin e parë, ka shërbyer për një kohë të gjatë si anëtare e grupit punues të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Gjithashtu ajo ka punuar se asistente në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës ku dhe i ka përfunduar studimet e larta.


Hajrizi ka përfunduar Magjistraturën për drejtësi dhe qeverisje në “Washington College of Law, American University” në Washington DC.

Arta Rama-Hajrizi në vitin 2012 ka shërbyer si gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese. Ajo më 12 shtator 2014 është emëruar zëvendës-anëtare e Komisionit të Venecias ku ka përfaqësuar Kosovën.

Njihet edhe si themeluese e Konsullatës së përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork në të cilën shërbeu gjatë viteve 2008-2012. Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese ka qenë pjesë e Ekipit të ekspertëve në Komisionin për hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Arta Rama-Hajrizi, ka punuar në disa projekte të USAID-it në Kosovë për reformimin e sistemit të drejtësisë dhe të atij gjyqësor.

Ajo njihet si eksperte në zbatimin e shumë projekteve në ngritjen e vetëdijesimit për respektimin dhe për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Aktualisht është në përfundim të doktoraturës në Universitetin e Prishtinës, është e martuar dhe ka dy fëmijë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori