LAJMI I FUNDIT:

Hajdari: Kosova të merr shembull Izraelin e Kroacinë për diasporën

Hajdari: Kosova të merr shembull Izraelin e Kroacinë për diasporën

Për shumë dekada diaspora e Kosovës ka qenë njëra ndër shtyllat kryesore për Kosovën në të gjitha fushat e jetës.

Vjollca Hajdari, bashkëthemeluese e organizatës “Oid”, për dialog të hapur ndërkombëtar në Berlin, këto ditë po merr pjesë në konferencën “Diaspora flet”, e cila është organizuar nga organizata “Germin”.

Ajo ka vlerësuar se pjesëmarrja në këtë konferencë është me rëndësi për diasporën. “Është shumë me rëndësi që është organizuar kjo konferencë. Ka pasur shumë pjesëmarrës dhe ka storie të suksesit. Ne kemi marr ide të reja dhe kemi sjellë shumë tema për diskutim. Në këtë konferencë kishim mundësi që të krijojmë rrjete të reja të diasporës”, tha ajo sot për RTK.


Sipas saj, diaspora shqiptare ka shumë potenciale. “Ka shumë njerëz që kanë arritur. Diaspora shqiptare ka mundësi të veprojë brenda vendit dhe atje ku veprojnë në vendet e jashtme. Në të gjitha sferat diaspora ka pasur shumë sukses, duke veçuar sportin e kulturën”, deklaroi ajo.

Hajdari mori shembuj se si potencialet e mërgatës duhet të shfrytëzohen. “Ka shumë shtete që i marrin shembull dhe i shfrytëzojnë këto kapacitet të mërgimtarëve. Si për shembull Izraeli, Kroacia, India”, theksoi ajo.

Vjollca Hajdari, bashkëthemeluese e organizatës “Oid”, për dialog të hapur ndërkombëtar në Berlin, ka folur edhe për aktivitetet që ajo i realizon në Berlin.

“Unë dua të kontribuoj për Kosovën, Shqipërinë. Në këtë organizatë ka shumë personalitete të ndryshme. Me ata njerëz që unë bashkëpunojë janë konstruktiv. Organizata sapo është themeluar dhe rreth 50 persona”, theksoi ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori